E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malet e pleherave largojne turistet nga Saranda

Bardhyl Bejko

Fillimi i muajit korik ne vend te niste me bumin e pushuesve dhe turisteve, u shfaq me malet e plehrave qe mbushen kryqezimet dhe trotuaret ne te gjithe siperfaqen e qytetit te Sarandes. Per shtate dite me radhe kazanet u tejmbushen. Rreth tyre u krijuan grumbuj te stermedha, sasia e te cilave i klaoi qindra ton. Qyteti ne vend te eres se jodizuar dhe kripesise karakteristike qe vjen nga deti, u mbush me ererat e keqia qe shperthejne nga dekompozimi i mbetjeve nga ato te peshkut e midhjes, deri tek ushqimet qe teprojne ne cdo familje. Qeskat e hedhura ne vendgrumbullimet e mbetjeve ushqimore nga skajet, zune vendin e "nderit" ne mjediset me te ekspozuara buze bulevardeve dhe shesheve ku mblidhen pushuesit. Nje gjendje e tille nuk e ka shkakun ne mungesen e mundesive per t'i larguar plehrat. Perkundrazi. Arsyeja eshte tek sherri banal mes bashkise dhe firmes se pastrimit "Vogli-95" SHPK, me administrator Arben Voglin. Kjo firme ka 10 vjet qe pastron qytetin. Edhe pse ka patur probleme ne pastrim vecanerisht ne Vere, ku qyteti trefishohet, kurre me pare plehret nuk ishin lene ne kete menyre. Asnjehere nuk ishin krijuar pirgje kaq te medha. Kazanet e plehrave u bene bezdia e perditshme e qytetareve. Duket se kjo gjendje u stimulua enkas per efekte shantazhi mes firmes e bashkise. Pushuesit mundohen t'i shmangen kalimit nga vendgrumbullimet e kazaneve, pasi gjendja eshte vertete e padurueshme. Turistet qe sillen rrotull neper qytet vene re te habitur pamjet dhe kalojne duke filmuar kazanet e tejmbushur e mjediset perreth tyre. Ata shprehen se kjo eshte e pafalshme. Sueacu Hovards, turiste nga Anglia, e pyetur per Saranden thote se, "eshte e bukur, po plehrat jane vertete shqetesuese". Por nuk jane vetem te huajt qe u vriten syte nga nje gjendje e tille. Te njejten bezdi ndjejne tere qyetetaret. Per te zgjidhur konfliktin jane zhvilluar shume takime dhe shkembyer disa mesazhe, sikur palet te ishin ne lufte mes tyre dhe jo si partnere. Bashkia kerkon qe firma e derisotme te largohet. Vete firma e pastrimit e konsideron kete nje tedence qe ka bashkia per t`ia dhene aktivitetin dikujt tjeter. Megjitheate firma e pastrimit sipas Arben Voglit ka kembngulur qe te nenshkruhet nje aneks kontrate per nje periudhe te shkurter kohe, deri ne fillimin e punes nga firma e re. Por nga bashkia nuk eshte rene dakord. Firma ne vijim te negociatave ka kerkuar te bej presion qe bashkia te lidh kontraten. Po ne kulm te sezonit qyteti eshte mbuluar nga plehrat. Sherri mes firmes dhe bashkise eshte kompensuar ne male pleherash dhe ndotje te qytetit. Mjetet e firmes jane ndalur prej kohesh. Makinat veteshkarkuese te mbuluara dhe ato te larjes se asfaltit jane derguar ne parkim.

Pushuesit i duan edhe qendrat arkeogjike"

Gjergji Vinjahu eshte nje arkeolog 26 vjecar. "Vij nga Tirana. Jam ne Sarande per ekspedite, por edhe per pushime. Jemi me germime ne zonen e Butrintit, ne Vrine. Nuk jane te teperta per pushuesit edhe vizitat ne keto qendra. Vecanerisht te huajt kane interesa kulturore te vizitojne qendrat arkeologjike, ku shpalosen bukuri qe ke deshire t'i shikosh. Une mendoj se ne axhenden e turisteve duhet te shtohen edhe vizita ne qendrat arkeologjike. Po kjo duhet te shoqerohet me rruge dhe masa te tjera. Duhet te shkosh ne to me deshire dhe kenaqesi. Qendrat arkeologjike jane oaze ne te cilat mund te mbetesh i mrekulluar, por duhet ti mbrosh dhe te investosh per to", thote arkeologu.

"Taksia me kushtoi sa bileta e avionit"

Artan Kapaj sapo eshte kthyer nga Skocia, ku dhe ka emigruar dhe sot eshte 25 vjec.

"Kam 15 vjet ne Skoci. Kam ikur femije i vogel nga Saranda. Atje jam me familje. Erdha ne qytetin tim per te pushuar. Desha te shkoj deri ne Borsh dhe mora nje taksi. Po u ndodha i befasuar. Taksia pothuaj me kerkoi aq sa kisha blere bileten per te udhetur me avion nga Skocia ne Korfuz. Taksistet jane te paret qe ndesh ne nje qytet. Me ta prezantohet kultura dhe menyra e te sjellurit. Ka shume rendesi kontakti i pare me te cilin takon te udhetosh apo te bisedosh. Them se ka shume vend per te pare bileten e taksise. Te kete mates te kilometrave. Ndryshe une ndihem i grabitur", thote Artani.

"Je e kercenuar nga makinat qe fluturojne ne rruge"

Valentina Booney eshte nje turiste 15 vjecare qe ka ardhur nga Anglia per te vizituar vendin e saj te origjines. "Une jam me origjine nga Saranda. Por kam lindur ne Angli dhe atje jam rritur. Nena ime eshte angleze, por ndihem mire ne vendin tim, ketu ne Sarande. Me duket bukur. Ka male, ka natyre dhe det te kalter. Po ndodhemi ne qytet dhe ajo qe me duket jo mire eshte ecja rrremuje e mjeteve. Ndihem e kercenuar, pasi mundet qe automjetet te presin rrugen dhe te mos ndalen. Te paret qe duhen respektuar jane kembesoret. Ndaj lutem qe makinat te ecin ngadal dhe drejtuesit e tyre te presin sa te kalojme ne kembesoret ne rruge", perfundon 15-vjecarja.

"Te kemi me shume dhimbsuri per Saranden"

Mimoza Binari eshte 35 vjece, me profesionin e avokates dhe banon ne Tirane. "Jam me shume sarandiote se nga Tirana. Qe ne vitin 1900 te paret e mi kane ndertuar godinat e para ne Sarande. Keshtu qe ndjej dashuri dhe dhimbje per qytetin. Dashuri qe te jete sa me bukur. Dhimbje kur shikoj se qyteti po mbushet me beton dhe nuk mbetet asnje meter e lire. Nese duam mund te arrijme te shtojme gjelberimin. Nese duam mund te disiplinohet ndertimi dhe te ndertohet me kritere te rrepta, pa toleruar as zenien e trojeve dhe as detin. Por qe te behet kjo, duhet dashuri dhe dhimbsuri per qytetin, si per shtepine tone. Te veprojme keshtu dhe bumi i pushuesve e turisteve nuk do te ndalet", keshillon Mimoza.

"Do kthehem perseri, me pelqen Saranda"

David Potts eshte nje turist 45 vjecar nga Anglia. "Edhe pse ka probleme, pasi le portin, ndesh me tregun ne rruge. Kjo ndodh edhe ne vende te tjera. Por ka sistemim dhe rregull. Une vete kam pershtypjet me te mira per qytetin tuaj. Kam shetitur ne shume vende te botes. Shqiperia me kishte mbetur e pa shkelur. Shenova nje shtet te ri ne axhenden time. Po une erdha dhe premtoj se do te vij perseri. Dhe kete e them me bindje. Kur te vij heren tjeter, ndoshta ne tetor do te sjell edhe femijet te shijojne ujin e paster, plazhin me rere kristal. Te vizitojne Butrintin dhe te njohin njerezit qe te ofrojne dashuri dhe shpirt te cilter", perfundon duke buzeqeshur anglezi Potss.

"Duhet te kete me shume aktivitete kulturore"

Valltari Taip Madani sot eshte 58 vjec dhe nuk i vjen mire qe ne sezonin turistik nuk ka aktivitete kulturore. "Une vij nga zonat rurale. Saranda ka qene tere jeten nje oaz ku e kemi gjetur gezimin dhe kenaqesine. Por tani dua te flas per kombinacionin mes plazhit, mjedisit dhe argetimit. Une kam patur deshire dhe pasion kercimin. Nuk i jam ndare valles qe ketu e 30 vjet. Po dua te nenvizoj se do te ishte me shume interes qe pushuesit te kene mundesine te perjetojne artin tone popullor e te ndjekin veprimtari te larmishme. Podiumi i qytetit pas pushimeve te megjesit duhet te shnderrohet ne podiumin e kenges, valles, filmit, e aktivitetteve te tjera ne te cilat pushuesit te perjetojne emocione dhe te ndihen mire", shprehet Taipi.

"Duhet te investohet me teper per turizmin"

Gazmend Bekteshi eshte nje emigrant kosovar ne Zvicer. "Gejdem prej shume vitesh me pune dhe familje ne ate shtet. Po une me shume se per plazhin te cilin mund ta gjej edhe ne vende te tjera, vij se Saranda ka qene streha e shume prej njerezve te mi gjate vitit 1999, kur u bene largimet masive nga Kosova. Ne Sarande gjeta hotele tejet te paster. Ushqim te gatuar shume mire. Ajo qe dua te nevizoj eshte fakti se cmimet jane pak te larta. Bizneset e turizmit ne qytetin e Sarandes duhet ta kuptojne se pushuesi nuk vjen vetem per nje hotel dhe nje dreke. Ai paguan edhe per rruget, edhe per gjelberimin dhe argetimin. Dhe keto nese jane mire justifikojne shpenzime me shume", thote Gazmendi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›