Berisha investitoreve italiane Ejani te investoni ne Shqiperi
Energjetika dhe turizmi si dy nga potencialet me te rendesishme te Shqiperise jane lobuar edhe nje here nga kryeministri Sali Berisha si mundesi te medha investimi. Gjate fjales se tij dje ne Forumin Ekonomik te Milanos Berisha prezantoi zhvillimet me te rendesishme te ekonomise shqiptare si dhe vuri theksin ne politiken pro-investitoreve qe ka ndjekur qeveria shqiptare duke lehtesuar burokracite dhe taksat. Shqiperia ka regjimin fiskal me te favorshmin ne Europe me kontributet shoqerore 15 per qind per sipermarresit me tatimin mbi fitimin prej 10 per qind tatimin per te ardhurat personale prej 10 per qind e shume tarifa te hequra. Liria fiskale ne vendin tim eshte nder me te medhate ne bote u shpreh Berisha. Ai nenvizoi se shume shpejt Shqiperia do te kthehet ne nje superfuqi energjetike. Ne Shqiperi do te ndertohen 440 hidrocentrale elektrike te madhesive te ndryshme nder to edhe projekti me i madh i Europes kaskada e Devollit me nje vlere prej nje miliard euro detajoi kryeministri. Pas forumit ekonomik ku merrnin pjese politikane investitore dhe diplomate nga te dy vendet Shqiperi dhe Itali kryeministri dha nje konference te perbashket per shtyp me kryebashkiaken e Milanos Lettizia Moratti. Gjate kesaj konference kreu i qeverise falenderoi kryebashkiaken per organizimin e nje dite per Shqiperine ne qytetin e Milanos. Erdhem ketu per te prezantuar perpara investitoreve milaneze dhe lombarde potencialet e vendit tim te nje vendi te vogel ne harte por shume te madh ne potencialet e tij ne fushen energjetike turistike minerare dhe mbi te gjitha ne burimet njerezore me nje treg pune te shkelqyer tregun me te mire te punes ne Evrope tha Berisha. Kryebashkiakja Moratti ne fjalen e saj ka vleresuar reformat qe qeveria shqiptare ka ndermarre ne uljen e papunesise dhe rritjen ekonom-ike. Pas konferences kreu i qeverise firmosi ne Librin e Arte te Bashkise se Milanos. Kjo u pasua me vone me nje tjeter aktivitet sic ishte celja e ekspozites kushtuar Nene Terezes nje nisme kjo e mundesuar nga fondacioni qe mban emrin e misionares shqiptare.