mendet bursa nafta rritet serish
Rritja e kerkeses per nafte spekulimet nga njeri treg ne tjetrin dhe levizjet e dollarit duket se jane te gjithe ne favor te rritjes se cmimeve te naftes. Dje alarmi ne bursa ishte qe nje fuci nafte bruto u shit 100 dollare dhe kjo e ben te kaluaren kur nje fuci shitej 76 dollare nje kohe te larget. Tregjet ne Amerike Azi dhe Angli dje dhane sinjalet e para se asnje e mire nuk pritet te vije ne kohen qe prezantuan cmime mbi 92 dollare dhe kufi te larte 100 dollare. Bursa ka me shume se dy muaj qe duket se eshte cmendur duke mos shenuar stabilitet as edhe nje dite te vetme pervecse uljeve te lehta dhe ngritjeve ekstreme. Gjerat duket se jane perkeqesuar pas asaj qe deklaroi OPEC-u dy dite me pare ku thuhej se kerkesa per nafte ne 2011-n do te jete me e larte dhe ne kete pike kjo kerkese e larte duket se reflektimin e vet do ta kete tek cmimi me i kripur. Shqiperia e cila eshte edhe nje vend qe nje pjese te mire te naftes e importon duket se eshte e ekspozuar pa mbrojtje ndaj devijimeve qe peson brusa e huaj ku cdo ndryshim ne cmim aty pasqyrohet edhe ketu. Nafta apo benzina prej me shume se nje muaji tashme tregtohen me nivele te larta dhe nuk njohin asnje kompromis me nivelin poshte 155 leke/litrin. Nga ana e importuesve argumenti per shtrenjtimin mbretet i njejti duke fajesuar bursen. Nderkohe ajo qe duket se eshte me dekurajuese eshte parashikimi qe ekspertet boterore i bejne situates ne vijim te burses se shitjes se naftes. Per keta te fundit bota ne 2011-n do te njohe nivelin me te larte te cmimeve te naftes dhe per ta ky eshte vetem fillimi. Kjo argumentohet qe kerkesat per nafte jane gjithmone ne rritje kurse kompanite prodhuese po shfrytezojne kete mundesi per ta shitur ate sa me shtrenjte. Agjencia Nderkombetare e Energjise ishte edhe ajo qe reagoi e para per cmimet e naftes duke deklaruar se rritja paraqet nje rrezik te madh ekonomik kurse ulja e prodhimit u konsiderua si shqetesuese. OPEC ne kundershtim me deklaraten e kesaj agjencie per tkurrje te prodhimit ka konfirmuar se nuk ka asnje ulje. Per vendet prodhuese te naftes faji nuk eshte i tyre por i dollarit dhe spekulimeve qe behen ne tregje pas shitjes.