E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, NATO: Situata e qetë, por e brishtë

Situata në veri të Kosovës është e qëtë por e brishtë, tha sot kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjenerali Knut Bartels.

Ai tha se Aleanca po ndihmon në gjetjen e zgjidhjes ndërmjet serbëve të veriut të Kosovës, qeverisë në Beograd dhe qeverisë në Prishtinë.

Bartels i ka bërë këto komente pas përfundimit të seancës së Komitetit Ushtarak të NATO-s, në të cilën kanë marrë pjesë zyrtarët më të lartë të Aleancës.

Nga përvoja e dimë se situata atje mund të ndryshojë shumë shpejt, ka thënë Bartels.

Prishtina po përballet me kundërshtimin e serbëve në veri për shtrirjen e autoritetit të saj edhe në këtë pjesë të vendit, ndërsa më 14 janar Lëvizja Vetëvendosje protestoi për vendosjen e reciprocitetit më Serbinë. Një tjetër protestë e saj është paralajmëruar për në datën 22 janar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›