E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Çmimi i biletave, jo hamendësime

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është shprehur sot kundër deklaratave kundërshtuese në media, kjo në lidhje me rritjen e mundshme të çmimit të biletës, për shërbimin urban në kryeqytet. Gjatë një takimi të mbajtur me studentët, Basha tha se kostoja e transportit publik në Tiranë, ka nevojë për një analizë objektive nga ekspertë të pavarur.

Ka dy ditë që disa prej mediave raportojnë një kërkesë të Shoqatës, apo operatorëve për rritje deri në 70 lekë të çmimit të biletës. Nëse një kërkesë e tillë ekziston, çka nuk mu konfirmua gjatë takimit që pata me ta, jo më shumë se një javë më parë, ndoshta më pak, por nëse një kërkesë e tillë ekziston, duhet parë se çfarë baze ka kjo kërkesë, që të mos e bëjmë lojë kungulleshkash. Askush nuk ka të drejtë të propozojë një shifër, hamendësime mbi asgjë, e  më pak për diçka kaq të ndjeshme siç është bileta e transportit publik. Sigurisht ne jemi ulur me ta dhe kemi parë sëbashku problematikat”.

Basha u ndal dhe në një premtim tjetër sa i takon Kartës Universitare,  ndersa tha se procedurat janë drejtë fundit.

Kemi përmbyllur design-in dhe konceptin e prodhimit të kësaj Karte, ndërkohë që hapi i fundit kërkon domosdoshmërisht bashkëpunimin e rektorëve, e administrative publike dhe jo publike, popullimin e data-base dhe përditësimin e kësaj data-base me të dhënat personale të studentëve, sipas regjistrimit që ata e rinovojnë çdo vit, sepse kjo Kartë do të mbetet privilegj dhe instrument për studentët dhe ne duhet të marrim të gjithë masat që tu shërbejë studentëve dhe vetëm studentëve.

Ndërkaq, për të sapodiplomuarit, Bashkia do të sjellë mundësinë e kryerjes së stazhit pranë institucioneve publike dhe private.

Duke filluar që nga ky vit, me mjetet tona buxhetore, ne do të hapim një praktikë të re, ku sëbashku me fondet e qeverisjes qëndrore dhe fondet e institucioneve jo publike, do të garantojmë që çdo i sapodiplomuar i universiteve të Tiranës metropolitane, të ketë një vend stazhi të garantuar në institucionet publike apo sektorin privat dhe të financuar në një masë prej jo më pak se 10 mijë lekë të reja për muaj, për tre deri në gjashtë muaj. 70% e studentëve që kryejnë stazhe në përfundim të studimit apo edhe gjatë studimeve të tyre, kanë gjasa tu ofrohet një vend pune në kompani apo entitetin ku kryejnë stazhin apo në një entitet të ngjashëm apo të krahasueshëm me të, dhe në Tiranë diplomohen mbi 6000 studentë, çdo vit:, tha më tej Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›