E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Cmimet u rriten per festa, por inflacioni ne kontroll Eglantina Nasi

Cmimet e konsumit ne teresine e tyre, pesuan nje rritje gjate muajit dhjetor te vitit te kaluar, i cili perkonte edhe me pragun e festave te fundvitit. Duke treguar keshtu se tregtaret kane perfituar nga rritja e kerkeses per konsum, qe shfaqet tradicionalisht ne kete pjese te vitit. Por gjithsesi, treguesi i inflacionit, me gjithe kete rritje, rezultoi serish ne kontroll dhe brenda parametrave te percaktuar rreth tij, nga Banka e Shqiperise. Nje fakt i tille rezulton nga te dhenat me te fundit te publikuara prej Institutit te Statistikave, rreth treguesit te Indeksit te Cmimeve te Konsumit per muajin dhjetor 2012. Konkretisht, sipas tyre, keto cmime, gjate kesaj periudhe shenuan nje rritje prej 0.9%, krahasuar me muajin e meparshem. “Ndersa ndryshimi vjetor i indeksit, mes muajve dhjetor 2012-dhjetor 2011, eshte 2.4%, kur nje vit me pare ky ndryshim ishte 1.7%”, citojne me tej, ekspertet e Institutit te Statistikave lidhur me nje dukuri te tille. Duke konfirmuar ne kete menyre, qendrueshmerine e treguesit te inflacionit edhe pse me nje luhatje rritese te tij ne periudhen e festave te fundvitit. Kujtojme, se rreth tij, banka qendrore ka parashikuar, qe ai te mos e kaloje normen prej 3-3.5%, e mesa duket, ky detyrim makro-financiar, eshte respektuar edhe kete here. Nga ana tjeter, duke detajuar cmimet e artikujve te shportes, ekspertet e INSTAT-it, konfirmojne se rritja me e larte e tyre eshte vene re pikerisht ne nengrupin “Zarzavate, perfshire patatet”, me nivelin prej 20.4%. Ndersa per nengrupin “fruta”, mesohet se cmimet shenuan nje rritje prej vetem 0.3%. Te dyja nengrupe, te perfshira ne grupin “Ushqime dhe pije jo-alkoolike”, i cili shenoi nje rritje prej 2.4% te cmimeve ne teresi, per produktet brenda tij. “Por cmimet jane rritur edhe ne disa nengrupe te tjera te grupit te ushqimeve, ku mund te permendim rritjet ne nengrupin “qumesht, djathe dhe veze”, me nivelin prej 0.9%, “kafe, caj e kakao, me 0.5% etj”, citojne me tej ekspertet e INSTAT-it. Duke shtuar se nga ana tjeter, edhe indeksi i cmimeve te grupit “Pije alkoolike dhe duhan”, ka shenuar nje rritje prej 0.3%, respektivisht, cmimet e pijeve shenuan nje rritje prej 0.5% dhe ato te duhanit, prej 0.2%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›