FOTO LAJM/ A do ecë normalisht karroca e Edi Ramës?
Të mërkurën, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, bëri publik kabinetin e ri.
Gazeta Dita hapet sot me një kopertinë, ku shfaqet një foto provokative.
Bëhet fjalë për një instalacion të Maurizio Cattelan, të cilën Edi Rama e përdor si profil në Google +.
Këto ditë ajo foto merr një simbolikë të veçantë.
Edi Rama do nisë punën në një terren shumë të vështirë në ekonomi, shoqëri dhe institucionet shtetërore.
Opozita ka deklaruar se do jetë radikale në qëndrimet e saj, ndërsa paragjykimet shoqërojnë bashkëjetesën e Ramës me Metën.
A do ia dalë kryetari i PS?
Le të shpresojmë që nuk do ndodhë si me karrocën në foto./ep
