E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në një pikë transferte parash në Tiranë

Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne tek pika e “Uestern Union” tek “21 Dhjetori” në kryeqytet.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Policia shkoi në vendin e ngjarje për të kryer hetimet rreth rastit. Fillimisht u tha se shpërthimi ka qenë i fuqishëm me lëndë plasëse. Hetimet vijojnë për të përcaktuar lëndën shpërthyes dhe autorët e vendosjes.

Pika e këmbimit valutor, në pronësi të shtetasit N. Hoxha, i datelindjes 1957, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezulton se në qepenin e pikës valutore ishte vendosur një sasi lënde eksplozive e cila pasi ka shpërthyer, ka dëmtuar  qepenin dhe derën prej xhami./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-31 09:53
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›