E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha, jepi nje anetar LSI"

Gjinushi nuk ka mundur te qendroje ne heshtje perballe thirrjes se Berishes ndaj Rames, qe ky i fundit t'i jape nje anetar Komisioni Metes. Me nje gjuhe te ashper, kreu socialdemokrat ka kerkuar nga kryeministri qe ta beje ai zemermirin, dhe t'i ktheje borxhin LSI, per voten qe dha e cila e solli ne pushtet, sipas tij, ne korriki te vitit 2005. Njeheresh, Partia Socialdemokrate ka kerkuar dje publikisht dhe urgjentisht qe te mos bllokohet me tej Kodi Zgjedhor dhe te votohet menjehere ndryshimi i kerkuar nga Presidenti i Republikes, per te zhbllokuar procesin dhe per te mundesuar pergatitjen ne kohe te zgjedhjeve. Kjo thirrje eshte bere nga kreu i PSD-se, Skender Gjinushi, i cili theksoi se qe sot vihen ne rrezik standardet e zgjedhjeve ne 2009, kusht ky i domosdoshem per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Per sa i perket deklarates se bere dy dite me pare nga Kryeministri Berisha, ne mbledhjen e qeverise, ku i kerkonte PS-se te arrinte nje konsensus me LSI-ne, ne lidhje me ndryshimet e kodit te ri zgjedhor, Gjinushi i ka cilesuar keto deklarata si diversione te kreut te mazhorances. "Per sa i takon diversionit te Berishes per anetare komisioni, i kujtojme se 8% i Levizjes Socialiste per Integrim, ne 2005 ka qene nje vote qe solli Berishen ne pushtet. Keshtu qe eshte detyrimi i tij ta shperbleje kete vote, duke dhene nje anetar komisioni nga Partia Demokratike, meqenese ajo ka dy", propozoi Gjinushi. Gjithashtu, Partia Socialdemokrate pershendeti dhe mbeshteti deklaraten me te fundit te ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te ambasadoreve te BE e OSBE ne mbeshtetje te institucioneve te pavarura dhe te reformave reale ne Shqiperi, sidomos te reformes zgjedhore dhe reformes ne drejtesi, te cilat, sipas kesaj partie, synohen te bllokohen dhe te deformohen nga qeveria aktuale. "I kujtojme Berishes se diversioni i 2005 nuk ka per te ecur perseri ne 2009, pra humbja e tij ne cdo rast eshte e thelle dhe e sigurt", nenvizoi kreu socialdemokrat Skender Gjinushi. Debatet me te fundit politike dhe ne vemendjen e institucioneve nderkombetare kane te bejne me ligjin per hapjen e dosjeve te krimit te komunizmit si dhe me hartimin e kodit te ri zgjedhor. Zgjidhja e ketyre dy ceshtjeve me nje konsensus te plote eshte nje sfide e vertete per Shqiperine dhe per fatin e saj ne integrimin e strukturave euroatlantike dhe ne Bashkimin Evropian. Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›