E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Shqiperia nuk ka ambasadore ne Kosove

Socialistet bejne thirrje per mbeshtetje pro Kosoves. Deputeti i opozites, Qemal Minxhozi tha dje se Shqiperia duhet te beje lobing, qe Kosova te futet ne rrugen e demokracise dhe jo gabime, qe sipas tij po kryen diplomacia duke mos hapur as ambasade ne shtetin e ri. "Shqiperia eshte i vetmi vend qe nuk ka ambasadore ne Kosove nder vendet qe kane njohur pavaresine e Kosoves. Jane 15 vende qe ne Prishtine kane vendosur ambasadoret e tyre dhe mungon emri i Shqiperise. Kjo eshte e pafalshme", akuzoi ne Kuvend socialisti Minxhozi. Sipas tij, kjo eshte mungese respekti dhe reciprociteti me shtetet perkatese, ne nje kohe kur Kosova menjehere vuri krye ambasadorin e saj. Socialisti kujtoi se vete Berisha ne shkurt te ketij viti u shpreh, se ne Kosove do te jete ambasadori i ri. Kaluan nente muaj dhe ne Prishtine mungon ambasadori shqiptar. Por verejtjet e socialistit, u shtuan dhe per shtetet e tjera. Minxhozi kritikoi dhe faktin qe ka 2 vjet e gjysme pa ambasador shqiptar ne Egjipt, ne Kajro. Ne nje kohe kur Egjipti eshte nder vendet kryesore qe po ben lobing,qe vendet arabe te mos japin pavaresine e Kosoves. Po keshtu, ai shprehu habi, se si ka mundesi qe nje nder fuqite me te medha ne bote, Rusia, Moska lihet pa ambasadore. "6 muaj nuk kemi ambasadore atje, qe kur eshte kthyer zoti Laco. Dhe themi se Rusia duhet te zbutet ne qendrimet e saj ndaj Kosoves", vijoi Minxhozi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›