E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Bojkoti i PS per mosdiskutimin e amendimeve, jo sjellje konstruktive

Kryetari i Komiteti Drejtues Kombetar te Levizjes Socialiste per Integrim, Edmond Haxhinasto, ka shprehur dje keqardhjen per reagimin e Partise Socialiste dhe te Grupit te saj parlamentar ndaj zvarritjes se Kodit nga mazhoranca, me pasoje largimin nga Parlamenti. Pas kthimit te projektligjit per ndryshimet e reja ne Kodin Zgjedhor nga Presidenti Bamir Topi, deputetet socialiste braktisen dje Kuvendin, ne shenje proteste kunder Partise Demokratike, e cila sipas tyre po zvarrit Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore, duke mos sjelle per rivotim Kodin Elektoral. Ndersa Partia Levizja Socialiste per Integrim e justifikon kete largim, per te mos i lene hapesire diskutimit ne Parlament mbi amendimet e kesaj parti, e pas kthimit te tij per rishqyrtim nga Presidenti. "Gjykojme se bojkoti i Parlamentit, nuk eshte nje menyre e sjelljes konstruktive parlamentare. Aq me teper kur behet fjale per permiresime te Kodit Zgjedhor, i cili, tashme eshte evidentuar qe ka probleme te medha me standardet e pranuara per zgjedhjet, kryesisht duke shkelur parimin e gjithperfshirjes dhe barazine e konkurrenteve ne zgjedhje", theksoi ne deklaraten e tij, Haxhinasto. Kreu i KDK-se te LSI-se, sqaron se reflektimi i Partise Socialiste per nje ceshtje te tille eshte kerkuar jo vetem nga kjo dhe shume parti te tjera te perjashtuara nga administrimi i procesit zgjedhor, por edhe nga partnere te rendesishem nderkombetare, nga Partia e Socialisteve Evropiane dhe Grupi Socialist ne Parlamentin Evropian. "I kerkojme PS te reflektoje, te lere menjane irracionalitetin dhe te marre pergjegjesite e saj politike perpara shqiptareve ne menyre qe te permiresohen sa me pare defektet qe ka Kodi Zgjedhor dhe te garantohet qe ne 2009, vendi te kete zgjedhje te lira e te ndershme", perfundoi Haxhinasto.

"Beteja" per Kodin Zgjedhor

Partia Levizja Socialiste per Integrim, i ka propozuar pak dite me pare Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore dy amendime per sistemin e ri elektoral. Se pari, kerkohet qe te ndryshohet perberja e komisioneve zgjedhje dhe se dyti, ndryshimi i formules se ndarjes se mandatave. Por, kjo nuk ka gjetur perkrahjen e Partise Socialiste, te cilet kane kundershtuar zvarritjen e Kodit Zgjedhor ne komisionin parlamentar dhe kerkon risjelljen ne Parlament per rivotimin e saj, pas mosdekretimit nga Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi. Ky projektligj u votua me 18 nentor, ku PS-PD unifikuan votat e tyre, megjithese partite te vogla nuk ishin te kenaqur, per te sjelle miratimin. Vetem pak dite me pare Presidenti nuk e dekretoi kete ligj, per dy nene, qe e detyronin ate te drekonte daten e zgjedhjeve 9 muaj perpara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›