E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Kodi, ishim bashke kunder Topit

Rozeta Rapushi

Partia Demokratike hodhi poshte dje pretendimet e PS, se po mban peng miratimin e Kodit Zgjedhor. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi tha pas ultimatumit te PS se s'do te marre pjese ne seance plenare, pa u perfshire rivotimi i Kodit, se mazhoranca nuk po e zvarrit aspak procesin. "Komisioni i Posacem per Reformen Zgjedhore eshte ngritur dhe ekspertet po merrem me korrigjimin e ligjit te zgjedhjeve. Ështe zhvilluar vetem nje mbledhje dhe po behen ndryshimet per ta votuar bashkerisht ketu", replikoi Patozi, duke shprehur angazhimin e mazhorances per te votuar Kodin Zgjedhor sa me shpejt te jete e mundur. Ndonese komisioni ka nje afat dy mujor, per te miratuar ligjin per te dyten here. "Protesta e socialisteve, nuk ka asnje lidhje me mazhorancen. Ajo po drejtohet ne boshllek, pasi dihet se ne e votuam bashkerisht Kodin dhe nuk kemi pasur asnje divergjence per ta kaluar", vijoi kreu i grupit demokrat. Me pak fjale, ai u shpreh se nuk ka asnje ngerc, qe ligji te kaloje serish, po me te njejtin konsensus ashtu si edhe heren e pare. Por nga ana tjeter, Patozi nuk dha nje date te caktuar, se kur mund te jape vendimin e saj per te votuar serish kodin ne Kuvend. Ajo cka kryetari i grupit me te madh te mazhorances theksoi, ishte konsensusi per ligjin vazhdon te ekzistoje. "Ne njefare menyre kemi pasur qendrim te perbashket lidhur me kthimin e tij ne Kuvend, duke e konsideruar nje gabim qe nuk duhet te ndodhte dhe nje levizje te paqelluar ose te evitueshme te Presidentit te Republikes", permendi Patozi, duke sqaruar se per kete ceshtje, mes paleve PD-PS ka nje bashkepunim te plote. Ne keto kushte, Patozi u shpreh se nuk e kupton arsyen pse opozita zgjodhi bojkotin, por Kuvendi u vu dje para faktit te kryer, pasi socialistet e bojkotuan. Me gjithe habine e Patozit, fakt eshte se ligji i zgjedhjeve i cili duhet te korrigjohet ne vetem dy nene, nuk po permiresohet. Kur pretendohej, se nje proces i tille do te mund te kryhej menjehere, brenda javes, Komisioni i Posacem ka dy muaj ne dispozicion per te bere korrigjimet e duhura. Paralelisht me kete debat, shqetesime vijne dhe nga faktori nderkombetar. Ambasadoret kerkojne votimin sa me pare te ligjit te zgjedhjeve, qe do i hap udhe pergatitjes se procesit te ardhshem elektoral. Nje thirrje e tille u be dy dite me pare si nga Ambasadori Amerikan Xhon Uidhers ashtu edhe nga ai i Komisionit Evropian, Helmut Lohan. Te cilet kane kerkuar me insistim miratimin e Kodit dhe fillimin e pergatitjeve per procesin zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›