"Perqindja, te kujton Suden"
Kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, ka shprehur dje indinjaten e tij publike per nje deklarate te INSTAT, i urdheruar nga kreu i qeverise, ku deklarohet se Shqiperia ka nje bum ekonomik prej 10%, pra ia ka kaluar dhe Kines. "Kjo perqindje e shprehur te kujton perqindjet e Sudes ne dhjetor te 1996. Shqiptaret e dine qe kur Sudja e Gjallica i rriten perqindjet nga 6% - 8% dhe 10%", theksoi Gjinushi. Sipas tij, Shqiperia hyri ne kaos dhe ne krize, ashtu si deklarata e qeverise qe Shqiperia ka rritjen ekonomike me te madhe ne bote, te kujton deklaraten e Sali Sudes ne 1996 qe parate e shqiptareve jane me te pastrat ne bote. Pra, keto deklarata, per socialdemokratet tingellojne teper hipokrite per shqiptaret qe ndodhen ne varferi, qe ndodhen te papune dhe jane nje paralajmerim i krizes se thelle te kesaj qeverie, e ne cdo rast jane nje shenje e qarte qe efekti i ketij manipulimi eshte vetem humbja e Partise Demokratike ne vitin 2009.
Kryetari i PS: Ne, SHBA dhe OSBE e cilesuam antikushtetues. Te bejme nje ligj sipas standardeve me eksperte nderkombetare
Kryetari i PS: Ne, SHBA dhe OSBE e cilesuam antikushtetues. Te bejme nje ligj sipas standardeve me eksperte nderkombetare