Berisha, jo Rames per kartat falas
Qeveria vendosi dje subvencionin e transportit, per shtetasit qe ndodhen ne zona me distance te larget nga qendrat e aplikimit per leternjoftimin elektronik. Nderkohe qe numri i personave qe kane aplikuar, ka arritur ne 17 mije ne dite dhe tendenca eshte te shkohet drejt 20 mije aplikime ne dite. Kapacitet jane te plota per ta perfunduar brenda muajit maj, dhe deri dje kane aplikuar mbi 600 mije qytetare shqiptare. Ne kete konkluzion ka dale dje kryeministri Berisha, teksa ne mbledhjen e djeshme te qeverise nuk ka munguar te shpjegoje ne menyre te detajuar, se si eshte lehtesuar procesi i pajisjes me leternjoftime te qytetareve shqiptare, por njeheresh nuk ka kursyer as akuzat ne drejtim te liderit socialist Rama, per heqjen e takses se votes. Berisha, teksa ka argumentuar se cmimi i kartave, nga te cilat perfitojne pagese minimale mbi 700 mije qytetare shqiptare ne nevoje, nuk eshte nje takse, i ka dhene nje pergjigje negative ultimatumit te socialisteve per heqjen e takses se votes. Duke i quajtur spekulime primitive dhe mashtrim ndaj qytetareve, deklarimet qe e konsiderojne cmimin e leternjoftimit si takse vote, kryeministri tha se qeveria ka paguar ne masen 80-100 per qind te cmimit te saj, per rreth 700 mije qytetare. "Keto jane zhvillime shume pozitive. Ata qe spekulojne me te ashtuquajturen takse vote, bejne nje akt sharlatanizmi te paprecedent dhe perpiqen te mashtrojne si ordinere qytetaret. Cmimi i saj nuk ka qene kurre cmimi i prodhimit te mallit. Cmimi i prodhimit te mallit bazohet mbi koston dhe ka menyren e vete te llogaritjes", ka qene deklarata e djeshme e kryeministrit Berisha, ne pergjigje te kerkeses se socialisteve, per heqjen e pageses per kartat. Sipas kreut te ekzekutivit, qeveria jo vetem nuk ka vendosur takse mbi cmimin e prodhimit, perkundrazi per rreth 700 mije qytetare, ka paguar cmimin ne masen 80 deri ne 100 per qind te tij dhe merr nga 200 leke deri falas. Berisha eshte shprehur se ne te gjitha vendet perreth, keto karta jane shituar edhe deri ne 50 euro, nderkohe qe ne Shqiperi ato jepen me 1.5 euro. "Po perpiqen te mashtrojne qytetaret. Cfare mund t'u thuash qytetareve qe i kane blere pasaportat me cmimin 5 mije leke dhe nuk jane nje apo dy, por 2 milione shqiptare dhe kete cmim e kemi gjetur nga qeveria socialiste. Apo per certifikatat me fotografi. Ndaj ky eshte nje spekulim shume primitiv", u shpreh kryeministri Berisha. Njeheresh kreu i qeverise nuk ka munguar te shprehet se pavaresisht se jane subvesionuar 700 mije persona, ne te vertete te ardhurat e tyre jane dyfishuar. Ai ka vleresuar procesin e blerjes se kuponeve nga ISSH dhe Postes per pensionistet, te cilet ne saje dhe te punes se jashtezakonshme te Ministrise se Brendshme, nepermjet regjistrit elektronik, eshte bere i mundur identifikimi i atyre qe nuk kane leternjoftim, per te bere dhe blerjen e kuponeve, sipas vendimit te qeverise. Njeheresh jane identifikuar dhe studentet, te cilet nuk kane pasaporte.