“Berisha ka dorë në ngjarjet e “Omonia”
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, akuzoi dje Kryeministrin Berisha se ka iniciuar ngjarjet e ditëve të fundit në organizatën “Omonia”, ku kryetari i degës së Gjirokastrës, Spiro Ksera, është përplasur publikisht me Vasil Bollanon. “Kur dikush vendos që ta bëjë veten qesharak, nuk kemi mundësi ne që ta ndalojmë këtë gjë. Shpërthejnë zyrat e ‘Omonia’-s, dhunojnë zyrën e kryetarit dhe bëjnë deklarata duke ‘rrëmbyer’ në mendjen e tyre poste drejtuese të ‘Omonia’-s, por dua t’i rikthehem. Janë pesë emërime me dorën e kryeministrit, lënë gjurmë të cilat të çojnë në derën e Kryeministrisë”, tha Dule.