PDK: Manipulimet, PD na vodhi mandatin në Shkodër
Partia Demokristiane akuzoi dje PD-në për manipulimin e zgjedhjeve në qarkun e Shkodrës, ku ajo pretendoi se iu vodh një mandat. Në një konferencë për shtyp, kjo forcë politike bëri të ditur se “pas rinumërimit të KZAZ nr. 40 në QV nr. 255, nga procesverbali rezulton se PD-ja ka marrë 327 vota, ndërkohë nga rinumërimi i bërë rezulton se ajo ka marrë në të vërtetë vetëm 273 vota, pra komisionerët e saj i kanë shtuar plot 54 vota”. Sipas PDK, “faktet e mësipërme tregojnë qartë se nëpërmjet manipulimit PDK-së dhe Polit të Lirisë iu është hequr një mandat deputeti. Disa ditë më parë PDK-ja ngriti një padi penale pranë KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor për rinumërimin e votave dhe hapjen e kutive të votimit, të cilën anëtarët e këtyre komisioneve nuk e pranuan”.