E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekui: Ajo që ndodhi në Gërdec ishte shokuese, drejtësia nuk duhet të zvarritet

Share

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sekui, ka ripërsëritur edhe njëherë apelin e Bashkimit Europian, në lidhje me procesin gjyqësor të Gërdecit. Sekui ka kërkuar që procesi të mos zvarritet dhe të jetpet drejtësi.

Në vitin 2008 u shokuam nga shpërthimi në Gërdec. Ngjarja foli qartë për situatën ku punohej, por edhe për drejtësinë. BE kërkoi të shmanget zvarritja e procesit gjyqësor. Një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar, ka thënë Sekui, teksa ka marrë pjesë në përurimin e rrugës “Bashkimi Evropian” dhe shkollës së re në fshatin Marqinet.

I pyetur nëse mosarritja e konsensusit në konferencën e kryetarëve tregon krisje të paktit PD-PS të arritur më 14 nëntor, Sekui tha se duhet të besojmë në bashkëpunimin dhe dialogun e klasës politike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›