E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Jo prishje të marrëveshjes me PD-në për ligjet me 3/5

Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar për vitin 2012, kryesocialisti Edi Rama ka shuar çdo mundësi për prishje të marrëveshjes me mazhorancën për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar në kuvend. Por Rama tha gjithashtu se PS-ja nuk do votojë nismat ligjore që kërkojnë 84 vota nëse nuk merren parasysh amendimet e opozitës.
 

Në emër të koalicionit të majtë, Rama ka kërkuar përfundimin breda afatit të përcaktuar të reformës zgjedhore ku duhet të përfshihet edhe rishikimi i sistemit elektoral. “Kërkojmë reformë brenda afatit të përcaktuar, që të adresojë rekomandimet e OSBE, lista të sakta e pa manipulim, identifikimi i zgjedhësve, numërimi i votave që të mos përsëriten numërimet maratonë, administratë zgjedhore që KQZ të mos jetë monopol i dy partive të mëdha. Duam reformë zgjedhore që të adresojë rishikimin e sistemit, duke e prekur ose jo Kushtetutën, me këtë nuk nënkuptojnë ndryshimin, por përmirësimin e tij”- ka shtuar më tej Rama.
 

Në prag të 1 vjetorit të 21 janarit, kryesocialist Edi Rama tha se opozita nuk do harrojë protestën që i kushtoi jetën 4 personave. Ai apeloi prokurorinë të zbardhë ngjarjen pavarësisht presioneve për të penguar hetimet. “Mos harroni 21 janarin, ne nuk do ta harrojmë kurrë deri sa të vendoset drejtësi. Prokuroria të mos ndalet para kërcënimeve mafioze, por të bëjë detyrën e saj”, theksoi më tej Rama ndërsa ftoi qytetarët që në këtë ditë homazhi të vendosin lule në kujtim të katër viktimave.
 

Në mbledhjen e grupit parlamentar kreu u opozitës u ndal edhe tek gjyqi ndaj ish- kryeminsitrit Illir Meta. Ai akuzoi kryeministrin Berisha se po godet Prokurorinë me qëllimin e vetëm për të nxjerrë aleatin e tij në koalicon të pafajshëm.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›