E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha këmbëngul: Nuk është trafikuar asnjë fishek, shpikje të Ramës

I pyetur për kontrollin që kërkon të kryejë opozita në Ministrinë e Mbrojtjes, Berisha tha se “maxhoranca nuk pengon dhe nuk mund të pengojë asnjë iniciativë për kontroll. Shqiptarët duhet ta dinë se deri më tani në kryesinë e parlamentit nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për kontroll parlamentar në ndonjë institucion. Por, duket se opozitës nuk u intereson hetimi por teatraliteti dhe damkosja e institucioneve”.

Bersisha siguroi të gjithë shqiptarët se asnjë fishek nuk trafikohet nga ky shtet, ndërsa lidhur me marrëveshjet që shteti shet armët, ato janë tërësisht transparente.

“Të gjitha idetë për trafikim janë prodhim i Edi Ramës, i cili çdo mëngjes ndryshon të gjitha orenditë në zyrën e tij ngase dyshon se mos bashkëpunëtorët i kanë vendosur ndonjë çip”.

Më tej Berisha foli për rishkrimin e historisë duke thënë se ne këtë 100 vjetor të pavarësisë shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetat historike. “Fakti se Enver Hoxha ka hedhur një mal me baltë mbi Zogun, kryezinjtë etj nuk do të thotë se ne do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë”./Start/

                                                                                             2012-07-14 12:34
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›