LSI: Lidershipi i PS s'ka ndjeshmeri opozitarizmi
TIRANE - Levizja Socialiste per Integrim, serish ne sulm kunder PS dhe kreut te saj, Edi Rama. Ne nje konference per mediat, ka qene njeri nder nenkryetaret e LSI, Sokol Axhemi ai qe nuk ka munguar te akuzoje Ramen se ka humbur ndjeshmerine per te kontribuar ne frontin opozitar per rrezimin e Berishes. "Ne shprehim keqardhjen qe lidershipi i PS akoma nuk ka ndjeshmerine e duhur per te kontribuar ne frontin opozitar per te rrezuar Berishen dhe per te rikthyer te majten ne pushtet", deklaroi dje Axhemi. Duke kembengulur edhe nje here ne kundershtine e tij per ftesen e socialisteve per nje koalicion te perbere te te gjitha partive te majta opozitare, zyrtari i larte i LSI, nuk ka munguar te shprehet se lidershipi i PS tenton te vere nen kontroll aleatet. "Jemi gjithashtu te keqardhur qe lidershipi i PS vazhdon te sajoje marifete dhe forma qe nuk synojne bashkimin e programeve dhe vlerave te aleateve te saj, por synon ti vere ata nen kontroll nen frymen e ndryshimeve Kushtetuese qe ndodhen ne 21 Prill, ndryshime qe cimentuan ne pushtet Sali Berishen", deklaroi Axhemi. Per te cilin, ashtu sikurse deklaroi dhe dy dite me pare lideri i kesaj partie, Meta, koalicionet duhet te ngrihen mbi vlera, principe, vizione dhe programe te perbashketa dhe jo te jene koalicione bishtash dhe marifetesh te presjeve dhjetore. Nderkohe qe ai nuk ka munguar te sulmoje dhe keqqeverisjen e Berishes. "LSI ka bindjen se vetem largimi i Berishes mund te cliroje zhvillimin e ekonomise shqiptare te kapur nga korrupsioni dhe krimi ekonomik", tha Axhemi. S.P