E Diel, 1 Nëntor 2026

Fush- Krujë, rreth 70 të burgosur në grevë urie

Burime jo- zyrtare nga burgu i Fush-Krujës bëjnë të ditur se rreth 70 të burgosur janë futur në një grevë urie. Sipas informacioneve nga familjarët e të burgosurve greva ka nisur për shkak të dhunës dhe të terrorit që po përjetojnë nga drejtuesit dhe gardianët e burgut të Fushë-Krujës.

Situata ka ndryshuar që nga koha që janë arratisur nga burgu katër të burgosur. Mësohet se numri më i madh i të burgosurve të përfshirë në grevë urie i përkasin seksionit të sigurisë së zakonshme, ndërsa të tjerët janë të burgosur të seksionit të sigurisë së lartë. Nga drejtues të burgut të Fushë Krujës nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me këto informacione.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›