Shembet pallati në Itali, dhjetëra qytetarë nën rrënoja
Një pallat dy katesh në rrugën Roma në provincën e Barletës në Itali është shembur. Ndërtesa që ndodhet vetëm pak hapa nga qendra, ishte e populluar nga dhjetëra banorë. Një grua shtatëzënë që banonte në katin e dytë është arritur të shpëtohet nga zjarrfikësit. Po bëhen kontrolle për të verifikuar gjendjen shëndetësore dhe numrin e njerëzve në katin e poshtëm.
Shkaqet e shembjes janë të panjohura deri tani, por dyshohet për një rrjedhje gazi. Me dhjetëra forca të ndihmës së shpejt po punojnë për nxjerrjen nga rrënojat të njerëzve që po kërkojnë vazhdimisht ndihmë.
Pjesa më e madhe e punës po bëhet me duar pasi përdorimi i makinerive mund të shkaktojë shkëndija të cilat do të ishin fatale për jetën e njerëzve të bllokuar.