Berisha kërkon fuqizimin e estradës shqiptare
01/04/2010 Jeta artistike
Ministria e Kulturës pritet të nisë një projekt për ringritjen e Teatrit Kombëtar të Humorit dhe Satirës dhe zhvillimin e këtij zhanri. Vetë kreu i Qeverisë i ka kërkuar dje ministrit Ferdinand Xhaferri të marrë masat e nevojshme, për të mundësuar fillimin e funksionimit të estradës, me mbështetjen e Qeverisë. Kryeministri Berisha theksoi se në vend që Teatri i Estradës të lartësohej në një teatër komedie dhe satire, sot nuk funksionon më, ndonëse ekzistojnë artistë të shkëlqyer, të cilëve, sipas tij, iu zhduk skena. Në analizën e tij, kreu i Qeverisë u shpreh se mungesa e një teatri të tillë vjen edhe nga mungesa e hapësirave të domosdoshme. “Në vend që ai që quhej Teatri i Estradës të lartësohej në një teatër komedie dhe satire, nuk funksionon më. Siç duket e ‘hëngrën’ pallatet edhe atë. Imagjinoni që betoni të viktimizojë humorin dhe satirën e një kombi, se çfarë goditjeje të rëndë i japin atij. Goditje shumë të hidhur”, ka deklaruar ai. Në projektin për ngritjen e Teatrit të Estradës pritet të merret mendimi i ekspertëve të kësaj fushe, shkrimtarë, satiristë, në mënyrë që ky institucion të fillojë të funksionojë me mbështetjen e Qeverisë. Berisha pohoi se aktualisht në disa kanale televizive ka spektakle humoristike, por se qytetarët kanë nevojë për një skenë të vërtetë humori.