E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Binaj, Kryeprokurorja Ina Rama komandon në Fier prokurorin Besnik Canin

01/04/2010 Afati i komandimit do zgjasë 4 muaj. Të hënën fillon punë

TIRANE- Kryeprokurorja Ina Rama ka komanduar Besnik Canin si drejtuesin e ri të Prokurorisë së rrethit Fier. Mësohet se afati i komandimit është firmosur për katër muaj, ndërkohë pritet që në fillim të javës prokurori Besnik Cani të marrë zyrtarisht detyrën e drejtuesit të Fierit. Nuk dihet me saktësi nëse ky komandim do të zgjasë më tepër, por sipas ligjit për funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme, kjo gjë varet nga dëshira e vetë prokurorit. Komandimi i Canit vjen menjëherë pas largimit të Altin Binaj, i cili pak kohë më parë u emërua si drejtues i Prokurorisë së Durrësit. Cani prej vitesh ka ushtruar detyrën e tij në Prokurorinë e Tiranës, ku aktualisht është pjesë e trupës së prokurorëve të njësisë së përbashkët hetimore Task-Forcë. Gjatë punës hetimore në këtë Prokurori, ai ka mundur të hetojë një sërë çështjes të bujshme, ku spikatin: ajo e abuzimeve së doganierëve në Tiranë dhe Shkodër, grupi i falsifikimit të patentave, dosja “Fazliç” e të tjera. Veç kësaj prokurori Besnik Cani prej disa vitesh është anëtar i këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›