Kreu i PSE vlerëson rolin e Metës
01/04/2010 Takimi
Kryetari i Partisë së Socialistëve Evropianë, Poul Nyrup Rasmussen, ka vlerësuar rolin që kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka luajtur në politikën e jashtme, duke mbajtur postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Gjatë punimeve të Konferencës Ballkanike të Partisë Socialiste Evropiane në kryeqytetin boshnjak Sarajevë, kreu i PSE-së zhvilloi një takim të veçantë me numrin një të LSI-së. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë LSI-së, në këtë takim u bisedua rreth forcimit të marrëdhënieve mes PSE-së dhe Lëvizjes, mbi situatën politike në Shqipëri dhe perspektivës së afërt të liberalizimit të vizave për Shqipërinë. Rasmussen ka konfirmuar gatishmërinë e socialistëve dhe progresistëve evropianë për të liberalizuar vizat me Shqipërinë në fillim të korrikut 2010. Rasmussen vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve rajonale në të gjitha dimensionet. Veçanërisht ai përgëzoi shefin e diplomacisë shqiptare për rolin e tij aktiv në politikën e jashtme, në funksion të bashkëpunimit rajonal, duke vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe vizitën e fundit të z. Meta në Serbi. Sipas njoftimit të LSI-së, gjatë bisedës Meta e Rasmussen u ndalën në mënyrë të veçantë mbi gjendjen aktuale në politikën shqiptare, zhvillimet e fundit në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe plotësimin e reformave në funksion të integrimit evropian. Nga ana e tij, kryetari i LSI-së theksoi se Shqipëria shumë shpejt do të dorëzojë përgjigjet e pyetësorit të Komisionit Evropian, një ndërmarrje e rëndësishme e Qeverisë dhe administratës shqiptare. Gjithashtu, ai u shpreh besimplotë se së shpejti institucionet përgjegjëse në BE do të marrin një vendim pozitiv për heqjen e vizave me Shqipërinë.