E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha kërkon të mbulojë borxhet

Braçe

Partia Socialiste shprehet kundër nismës më të fundit të Kryeministrit Berisha për privatizimin e aseteve të mbetura shtetërore. Deputeti socialist, Erjon Braçe, tha se e gjitha kjo bëhet për përfitimin e qeveritarëve dhe për të shlyer borxhin që kjo qeveri ka bartur nga 2009-a. “PS-ja vlerëson se të nxjerrësh në shitje gjithë pasurinë kombëtare të vendit, duke përfshirë edhe tokën në kushtet e krizës ekonomike, nuk është thjesht mungesë vizioni, por një krim i qëllimtë për të shitur dhe blerë me të lirë, nisur nga qëllime korruptive dhe përfitime të mëdha personale në ikje e sipër nga pushteti. Sali Berisha po nxjerr në shitje gjithçka si garanci për borxhet e reja që do të marrë deri në muajin maj, në përputhje me skemën e tij të shlyerjes së borxhit me borxh”, tha Braçe.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›