E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ka keqpërdorur kauzën e ish të përndjekurve

Xhaçka

Partia Socialiste kërkoi dje identifikimin e eshtrave të gjetura në malin e Dajtit, si edhe një ceremonial në kujtim të viktimave. Deputetja Olta Xhaçka akuzoi njëkohësisht edhe Kryeministrin Berisha se në këto 20 vjet ka keqpërdorur kauzën e të përndjekurve politikë. “Vërtetimi i dyshimit se eshtrat e gjetura u përkasin 19 personave të ekzekutuar me pushkatim gjatë periudhës së komunizmit, do u rikthente shqiptarëve një tjetër makth të diktaturës dhe do të përbënte për të gjithë politikën shqiptare një arsye më shumë për të dënuar me vendosmëri, ashtu si edhe në të shkuarën, krimet çnjerëzore të kryera gjatë regjimit komunist”, tha Xhaçka, ndërsa shtoi se Partia Socialiste fajëson Sali Berishën, si njeriun që për 20 vjet me radhë ka keqpërdorur kauzën e të përndjekurve politikë, duke e sjellë në vëmendjen publike sa herë i është nevojitur, por pa ofruar kurrë një zgjidhje që do të qetësonte shpirtrat dhe do të rikthente krenarinë e atyre që vuajtën një nga diktaturat më të egra në Europë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›