Berisha komenton rekordin e notit: Vitet poshtë, unë përpjetë. Mbesa më tha pse nuk e more një medalje në Londër
Kryeministri Sali Berisha komentoi përpara deputetëve të tij edhe rekordin e notit të vendosur në Dhërmi. Berisha tha se hyri në ujë fiks pas një viti dhe në vend që të bënte nxemjen, vendosi rekordin. Berisha zbulon pa dashje se çmendojnë mbesat e tij për fuqinë e Berishës, pasi njëra prej tyre e kishte pyetur pse nuk mori medalje në Londër. Janë rritur me mendimin se Berisha mund të marrë gjithçka.
Nga Londra, në Dhërmi. I entuziazmuar dhe i pushtuar tërësisht nga shpirti olimpik. Dita e djeshme ishte dita e parë pas një viti që unë u futa në det. E para dhe absolutisht nuk nisa notin me idenë për të thyer rekordin, por siç është bërë norma, të bëj nxemje. Deti nuk më lëshonte, nuk mund të ndalesha. Dhe kam patur, u them me sinqeritet, notin që kam bërë më lehtë ndonjëherë në garat me veten time. Sa më shkonte mendja të nisesha nga Kepi i Gjuhëzës, sepse rojet nuk më ndiqnin dot. Nuk më shkonte skema. E lashë këtë.
Natyrisht theva rekordin e vjetshëm, nga 131 minuta, në 141 minuta këtë vit.
Cila ishte ndjenja kur dola?
Ndjenja e parë që më erdhi në mendje ishte vitet poshtë dhe unë përpjetë. Pse kjo? Sepse vjet unë për të përballuar dehidratimin, mora dhe një shishe ujë gjatë notit. Sivjet fare. Të vetmen gjë që bëra ishte një kapele për tu mbrojtur nga dielli. Dola dhe isha i gatshëm të kthehesha sërish.
Nuk do kisha folur për garën time personale po të mos kishte ndodhur kjo në kuadrin e shpirtit olimpik.
Një nga mbesat e mia më tha pse u ktheve pa marrë një medalje, tha Berisha.
