Edi Rama: Berisha noton në një det gënjeshtrash
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha se po pengon luftën ndaj korrupsionit duke mos pranuar heqjen e imunitetit.
Saliu not në një det gënjeshtrash e ankesa pse s’bën dot detyren për faj të opozitës: “S’kam faj, një copë kryeministër jam, s’mle opozita!”
I shkreti kryeministër, se le opozita të luftojë krimin e korrupsionin, të hapë vende pune e integrojë Shqipërinë në BE! Gjynah, ska faj, ska asgjë në dorë.
Po ama ato që ka në dorë i bën më mirë se askush kryeministri, gënjen e nuk skuqet, grabit e nuk ndalet, shan e nuk ndalon, noton e nuk plaket…, tha Rama.