E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri, lumë akuzash për opozitën për çështjen e imunitetit

Efekti i notit në Dhërmi paska qenë shumë i rëndë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sulmoi pa reshtur këdo që i shkonte në mendje nga opozita.

Fillimisht tha se Edi Ramën nuk pranon heqjen e imunitetit sepse nuk e lejoi nënkryetari hije i Partisë Socialiste. Sipas Berishës, ky është Koço Kokëdhima, të cilin kryeministri e quan eminenca gri i Edi Ramës. Ky zotëri ka hapur dhjetëra procese ndaj kryeministrit sepse deklarova se i ka zënë sytë Himarës nga pallatet, tha Berisha, duke zbuluar në fakt se është mbrojtur vetë nga gjyqet me imunitet.

Pastaj duke pasur mesa duket në mendje Gramoz Ruçin, Berisha tha se fëmijët e atyre me imunitet kanë përgjakur rrugët me viktima, por i mbron imuniteti i prindërve. Ndoshta ka pasur në nënvetëdije djalin e tij?

Pastaj tha se Edi Rama e krahason Paulin Sterkajn me Mit Romnin në SHBA.

Berisha tha se Rama nuk guxon kurrë të thotë fjalën socialist. Fjalën më të vështirë për të nxjerrë është socialist. Sikur ka bërë ushtrime logopedie për ta thënë këtë, tha Berisha.

Berisha tha se heqja e imunitetit është një kërkesë e ndërkombëtarëve. Kryeministri deklaroi se kjo kërkesë është përsëritur edhe nga përfaqësuesi i presidentit Obama në Shqipëri, ambasadori Arvizu.

Kryeministri deklaroi se edhe Spartak Ngjela ka deklaruar se opozita nuk mund të ketë frikë nga heqja e imunitetit. Berisha tha se Ngjela tani është rikthyer tek neobllokmenët.

Berisha tha se shqiptarët janë një komb inteligjent që mezi pret heqjen e imunitetit. Berisha tha se Rama nuk ua hedh shqiptarëve. Berisha sulmoi edhe Fidel Yllin, duke e quajtur bixhozxhi.

Siç ndodh shpesh kohët e fundit, Berisha i referohet burimeve të tij brenda opozitës. I pëlqen të bëjë lojën e njeriut, që ka një pjesë të opozitës që i raporton, por edhe që i beson.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›