Berisha konfirmon vizitën në Tropojë
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Ne e kemi mbajtur një premtim të madh dhe këtë e kanë të qartë të gjithë fermerët, nuk kemi lejuar që kontrabanda të kalbë prodhimet tuaja në fusha dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Këto dy vjet, janë vitet kur ju keni shitur më shumë prodhimet tuaja në treg”
Kryeministri Sali Berisha po vijon turin e tij “Shqipëria po ndryshon” në jug të vendit. Ditën e djeshme ai vizitoi disa fshatra dhe komuna të Korcës, Pogradecit e Devollit. Gjatë vizitave të tij në këto zona, Berisha premtoi më shumë rrugë rurale, më shumë shkolla dhe më shumë investime për një jetë më të mirë të banorëve. Por kreu i Qeverisë shiptare nuk e harroi dhe ironinë ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama të cilin e ftoi të vizitonte Vithkuqin duke pohuar se banorët kanë nevojë për punë e investime dhe jo slogane. “E ftoj kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, të vijë në Vithkuq jo për të shpërndarë enciklika, por të shohë si punojnë dhe ndërtojnë jetën banorët e kësaj zone, të cilët kanë nevojë për punë dhe për ujësjellësa dhe jo për retorikë dhe sllogane, kanë nevojë për shkolla për të ardhmen e fëmijëve të tyre”, - tha Kryeministri. Gjatë takimeve në këto zona Berisha komfimoi se do të kthehet në Tropojë, për të parën herë kjo pas trazirave të vitit 1997. Burimet nga Kryeministria kanë pohuar se kjo vizitë ishte planifikuar prej ditësh por është shtyrë vazhdimisht. “Unë do të shkoj edhe në Tropojë dhe do të financojmë rrugën për në Lekbibaj. Ne nuk do të lëmë asnjë qendër komune dhe asnjë komunë, ku të mos shkojë rruga e asfaltuar, nuk do të lëmë asnjë fshat të madh e të rëndësishëm pa rrugë të asfaltuara. Në këtë mënyrë, ne ju lehtësojmë qytetarëve shqiptarë lëvizjen, që ata të udhëtojnë si qytetarë europianë. Gjithashtu po punohet edhe për liberalizimin vizave, në mënyrë që ju të udhëtoni të lirë në mbarë Europën, ashtu sikundër e meritoni”, - tha ai. Në përfundim të vizitës, pas prerjes së një sërë shiritash, Berisha pohoi se të gjitha këto investime janë dëshmi e qartë e përkushtimit të Qeverisë që ai drejton për zhvillimin rural të vendit. “Ne jemi të vendosur t ju mbështesim fuqimisht, në mënyrë që ju të keni infrastrukturën që meritoni, të keni rrugët e asfaltuara për të dalë me lehtësi dhe shpejtësi në treg, të keni shkolla moderne, ku fëmijët tuaj të arsimohen njësoj si në Bilisht, Tiranë, e kudo, të keni ujësjellësit, kanalizimet dhe të gjithë infrastrukturën moderne që ju meritoni,” - u shpreh Kryeministri. Ai tha se në këto dy vjet fermerët i kanë shitur dhe eskportuar prodhimet e tyre më shumë se çdo vit tjetër, edhe në sajë të përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë kundër kontrabandës, e cila ka përmbushur në këtë mënyrë një premtim të saj ndaj fermerëve. “Ne, u shpreh Berisha,- e kemi mbajtur një premtim të madh dhe këtë e kanë të qartë të gjithë fermerët, nuk kemi lejuar që kontrabanda të kalbë prodhimet tuaja në fusha dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Këto dy vjet, janë vitet kur ju keni shitur më shumë prodhimet tuaja në treg. Këto dy vjet, janë vitet kur fermerët e Korçës e të gjithë Shqipërisë kanë eksportuar më shumë se asnjë herë më parë. Vetëm këtë vit, është dyfishuar eksporti i perimeve. Ju garantoj se vitin tjetër do të ecim shumë më shpejt”. Duke siguruar për vëmendjen e vazhdueshme të Qeverisë ndaj problemeve të tyre, Kreu i Ekzekutivit theksoi se qeveria është e vendosur të bëjë të gjitha investimet për zhvillimin e infrastrukturës së këtyre zonave, por edhe të mbarë Shqipërisë. “Ne, - u shpreh Kryeministri - po shkojmë drejt dyfishimit të pensioneve në fshat. Ne jemi shumë të ndjeshëm ndaj halleve dhe derteve tuaja. Para se të vizitoja Devollin, kisha lexuar poemën e Dritëro Agollit "Devoll-Devoll" dhe më kishin bërë shumë përshtypje rreshtat kushtuar baltës së Devollit. Kur erdha këtu, e kuptova përse poeti ishte frymëzuar dhe i shkruante kaq shumë kësaj balte, por, njëkohësisht, u zotova të bëj çdo përpjekje për ta nxjerrë Devollin nga balta dhe ju jap fjalën për këtë. Ju jap fjalën se Devolli, së bashku me Korçën, do të jenë zonat e para ku do të asfaltohen të gjitha rrugët e rrugicat e fshatrave të tyre. Ju jeni punëtorë të mrekullueshëm dhe i meritoni të gjitha këto investime. Megjithatë kjo është një politikë e ndjekur për të gjithë Shqipërinë. Ne po punojmë me të njëjtin intensitet edhe në Ultësirën bregdetare, po punojmë me të njëjtën vendosmëri për zonat e thella”, - tha ai. Berisha kujtoi premtimin për 4000 km rrugë, premtim që sipas tij po mbahet si dhe investimet në bujqësi.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008