E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti në aksin Fushë-Krujë

Autori i Lajmit: red.
Kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik pesë persona të një familjeje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sërish në aksin e Fushë- Krujës, ku në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një autoveturë me targa të Mirditës ka goditur nga pas një maune. Rikthehen aksidentet e përgjakshme në rrugët e vendit. Ngjarja e radhës ka ndodhur sërish në aksin Fushë- Krujë, ku në orët e para të ditës së djeshme, një autoveturë është përplasur më një maune. Ky aksident ka shkaktuar plagosjen e 5 anëtarëve të një familjeje, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Të dy automjetet po udhëtonin në drejtim të Vorës, ndërsa bëhet me dije se të plagosurit ndodheshin të gjithë në autoveturën tip “Benz”. Burime nga policia bënë të ditur se mes të plagosurve ndodhet edhe një grua. Ndërkohë që janë dërguar me shpejtësi në Spitalin Ushtarak, burime nga ky institucion informojnë se të plagosur ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ndërsa punonjës të unformave blu kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar në lidhje me shkaqet e aksidentit. Sipas hetimeve paraprake, mësohet se shkak për aksidentin e rëdë dyshoet të jetë bërë shpejtësia e mjetit.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›