E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makinat e bllokuara, “mbipopullohet” parkimi

Autori i Lajmit: red.
Një parking makinash, në periferi të Ksamilit, po ritet dhe zgjerohet përditë. Burime nga policia bëjnë të ditur se në këtë parkim të mjeteve të bllokuara nga policia, dje është formuar një park i vërtete mjetesh të tonazheve dhe madhësive të ndryshme. Numri i makinave të parkuara ka arritur të zëre një sipërfaqe të konsiderueshme në hyrje të Ksamilit. Sipas drejtuesve te inspektoratit rrugor “ parkimi është ngritur si rezultat i mungesës së vendit në mjediset e komisariatit, me qëllim që makinat këtu të qëndrojnë për një kohë të shkurtër, deri sa plotësohen dokumentet dhe të bëhet pagesa e gjobave për shkeljet e konstatuara”. Konstatohet se në parkingun e improvizuar ka makina që kanë vite të “ngujuara” dhe që sipas rregullave që aplikon policia vlefta e pagesës së parkingut dhe gjobave të vëna e kanë kaluar edhe me dyfish vlerën e vetë makinave të bllokuara.
Pronarëve e pakuptueshme është pagesa e tarifës së parkimit të detyrueshëm, prej 300 dhe më shumë lekë për një ditë parkimi . “Jemi dakord, thonë ata, të paguajmë gjobën e parashikuar për shkeljen sipas ligjit dhe jo ditët e qëndrimit në “parkim
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›