E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrajse në Shkodër, arrestohet vëllai i “dhëndrit” të viktimës

Autori i Lajmit: red.
Eshtë liruar pas kryerjes së dënimit për tentativë vrasjeje dhe kur ka dalë, e ka shndërruar tentativën në akt të kryer. Ermal Shpuza jo vetëm që nuk është penduar gjatë kohës së shkurtër 2-vjeçare të dënimit, por ai madje e ka pritur me padurim lirimin, për të vrarë njeriun që nuk e pranonte për dhëndër. Hysni Shpuza është vrarë dje në Shkodër, për “mëkatin e vetëm” se nuk ka pranuar t i japë për fejesë Albert Dhampirajt,- vëllait të tretë të dy autorëve vëllezër që e gotitën fatalisht,-vajzën e tij të mitur. Ndërsa vetë Alberti gjendet në burg duke kryer dënimin e caktuar prej 4 vitesh, Ermal dhe Besnik Dhampiri kanë çuar deri në fund “porosinë” e tij. Burime nga policia bënë të ditur, se Ermal Dhampiri është arrestuar pak pra mesnatës së të shtunës, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i vogël, Besniku. Vrasja sipas uniformave blu është kryer në bashkëpunim të dy vëllezërve. Burime nga policia konfirmuan motivacionin “vrasje e kryer për motive të dobëta”. Ndërkohë, të afërm të viktimës kanë pohuar se njëri prej vëllezërve donte të fejohej me vajzën 15-vjeçare të viktimës, por ky i fundit nuk e kishte pranuar.
Arrestimi
Pak para mesnatës së të shtunës, policia e Shkodrës ka mundur të arrestojë rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Tregu i Ri” në fshatin Dobraç, Ermal Dhampirin, 27 vjeç, lindur dhe banues në Shoj të Ri ndërsa është shpallur në kërkim dhe Besnik Dhampiri, 21 vjeç, edhe ky lindur e banues ne fshatin Shtoj i Ri. Arrestimi i Ermalit ka ardhur pas një urdhri të Prokurorisë për ndalimin e tij, i dënuar dhe më parë për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Ndërsa për Besmir Dhampirin, bashkautor i krimit, u bë shpallja në kërkim.
Historia
Historia e konfliktit midis dy familjeve fqinjë, që dikur shkonin mirë, nisi në vitin 2005, kur Albert Dhampiraj kërkonte të fejohej me vajzën 15 vjeçe të viktimës së djeshme, Hysni Shpuza. Familja Shpuza refuzoi dhe ky, në shenjë hakmarrjeje, më datën 13 prill të vitit 2004, tentoi të vriste Hysni Shpuzën, i cili në atë kohë i shpëtoi atentatit. Më pas, më 10 korrik të 2006-ës, Alberti, së bashku me vëllezërit Ermal dhe Bledar Dhampiraj, qëllojnë vëllain e Hysniut, Hamza Shpuzën, i cili merr plagë të lehta në krah. Pas këtyre veprimeve, Alberti, së bashku me vëllanë, Ermalin, rrëmbejnë vajzën e Hysni Shpuzës dhe largohen duke e dërguar atë në disa zona të thella malore. Mëngjesin e 19 korrikut 2006, policia ndërmerr një operacion në shkallë të gjerë, të mbështetur dhe nga ajri me helikopterë. Por, dy vëllezërit bëjnë rezistencë, duke qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre dhe arrijnë t i ikin policisë, duke lënë të lirë vajzën. Në një hark kohor prej dy muajsh, shtator-tetor 2006, policia e Shkodrës arrin të prangosë tre vëllezërit Albert, Ermal dhe Bledar Dhampiraj, me akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, plagosjes, rrëmbim personi, tentativë vrasjeje ndaj forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Aktualisht, Albert Dhampiraj gjendet në burg, duke vuajtur dënimin prej katër vjetësh, Ermal Dhampiraj është i lirë, pasi e ka kryer dënimin prej dy vitesh e tre muaj burg, ndërsa Bledar Dhampiraj nuk ka rezultuar i implikuar dhe është shpallur i pafajshëm nga gjykata. Ndërkohë, Besnik Dhampiraj po kërkohet nga policia për vrasjen e djeshme

Ky lajm është publikuar: 08/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›