“Policia shoqëroi padrejtësisht kolegun tonë”
Autori i Lajmit: red.
Prej ditës së djeshme, Dhoma e Avokatëve të Gjirokastrës ka nisur bojkotimin e përkohshëm të seancave gjyqësore në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës në shenjë proteste karshi veprimeve të efektivave të policisë kundrejt një kolegu të tyre. Sipas përfaqësuesve të Dhomës së Avokatëve të Gjirokastrës, 18 avokatët, pjesë e këtij organizmi, do të bojkotojnë deri ditën e premte, datë 12 shtator 2008 të gjitha seancat gjyqësore. “Ky veprim ndërmiret si shenjë proteste dhe sensibilizimi të opinionit publik karshi veprimeve të treguara nga forcat e policië ndaj anëtarit të Dhomës së Avokatëve, avokatit Bernard Aliko”, pohojnë përfaqsuesit e Dhomës së Avokatëve në Gjirokastër. Sipas përfaqsuesve të Dhomës së Avokatëve, avokati Aliko mbrëmjen e së enjtes, në momentin që po qëndonte në njerin prej lokaleve të qytetit të Gjirokastrës është arrestuar për disa minuta nga forcat e policisë dhe më pas është lënë i lirë. “ Pasi i kanë komunikuar kolegut tonë se ai do të shoqërohej për në polici, uniformat blu nuk kanë paraqitur asnjë shkak apo dokument për ndërmarrjen e këtij veprimi”, pohojnë përfaqësues të Dhomës së Avokatëve në Gjirokastër. Sipas tyre “megjithë këmbënguljen e avokatit Aliko për të paraqitur dokumentat sërish ata kanë bërë arrestimin e tij”. “Pas disa minutash avokati Bernard Aliko është lënë i lirë nga policia”, thonë përfaqsuesit e Dhomës së Avokatëve në Gjirokastër. Këtë sjellje të policisë karshi kolegut të tyre ata e cilësojnë flagrante dhe të paligjshme çka bëri që në shenjë proteste dhe për të sensibilizuar opinionin publik në lidhje me këtë ngjarje, Dhoma e Avokatëve të bojkotojë seancat gjyqësore deri ditën e premte. Për këtë ngjarje, Dhoma ka vendosur në dijeni edhe instancat më të larta të shtetit, organizmat e ndryshëm ndërkombëtarë etj Ndërkohë sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, ndalimi për disa minuta rresht i avokatit Bernard Aliko ka qenë thjesht një keqkuptim në ngatërrimin nga efektivat e policisë të identitetit të tij, fakt për të cilin është vendosur në dijeni pas ngjarjes edhe vetë avokati.
Ky lajm është publikuar: 08/09/2008