Berisha kontroll Topit për gjyqtarët e prokurorët
Nga Tedi Blushi
Nisma paralajmërohet në “Strategjinë Anti-Korrupsion 2008-2013”, të miratuar dje në mbledhjen e radhës të KM. Në këtë dokument qeveria i vë objektiv vetës, miratimin e një baze ligjore që i mundëson inspektorateve të Ministrisë së Drejtësisë të vlerësojnë vendimet e kreut të shtetit për emërimin e gjyqtarëve e prokurorëve
TIRANE-Qeveria synon të jetë pjesë e vendimmarrjes për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke dubluar kësisoj kompetencën kushtetuese të Presidentit të Republikës. Nisma paralajmërohet në “Strategjinë Anti-Korrupsion 2008-2013”, të miratuar dje në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave. Në këtë dokument qeveria i vë objektiv vetës, miratimin e një baze ligjore që i mundëson inspektorateve të Ministrisë së Drejtësisë të vlerësojnë vendimet e kreut të shtetit për emërimin e gjyqtarëve e prokurorëve. Kjo strukturë që parashikohet të ngrihet, do të gjykojë mbi performancën dhe aftësinë profesionale të gjyqtarit e prokurorit, fill pasi ai të jetë emëruar më parë nga Presidenti. Në këtë mënyrë, ekzekutivi shpall hapur tentativën e tij për të cenuar pavarësinë e institucionit të pavarur të kreut të shtetit, duke kontrolluar e vlerësuar kësisoj vendimet e këtij të fundit.
Argumentet
Ngritja e një filtri që do verifikojë vendimmarrjen e Presidentit për çështjen në fjalë, konsiderohet si domosdoshmëri nga qeveria referuar pretendimit të saj se “një nga problemet më shqetësuese në sistemin e drejtësisë lidhet me mungesën e transparencës dhe procedurat joobjektive të emërimit të gjyqtarëve e prokurorëve”, - citojmë nga “Strategjia Anti-Korrupsion”. Në këtë kontekst, ky draft parashikon edhe përcaktimin nga e para të atyre që i cilëson si “kritere objektive e transparente” të emërimit të tyre. Ndërkohë që ekzekutivi nuk ngurron t’i vendosë vetes dhe një tjetër objektiv, atë të “rishikimit të procedurave të emërimit të gjyqtarëve”, çka do të thotë paralajmërim për një ndryshim kushtetues në lidhje me këtë kompetencë që ka kreu i shtetit.
Kushtetuta
Pika 1 e nenit 139 e Kushtetutës sanksionon se “anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”. Ndërkohë që pika 4 e po të njëjtit nen thotë se “gjyqtarët e tjerë emërohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Kurse referuar pikës 3 të nenit 149 të ligjit themeltar të shtetit, sanksionohet se “Prokurorët emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm”.
Kritika e SHBA-së
Tentativat e qeverisë për cenimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese, u kritikuan pak javë më parë nga një zyrtar i lartë i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Në një takim informal me gazetarët, diplomati amerikan paralajmëroi se, nëse qeveria nuk heq dorë nga dëshira për të kontrolluar të gjitha pushtetet, atëherë Shqipëria do të rrezikonte seriozisht anëtarësimin në NATO.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)