Universiteti i Tiranës, 264 vende ende të lira
Nga Esmeralda Keta
Faza e dytë e regjistrimeve ka lënë të paplotësuara në Universitetin e Tiranës. Numer të lartë vendesh të mbetura bosh ka raportuar edhe fakulteti i Shkencave të Natyrës
TIRANE-Vende të paplotë suara edhe pas përfundimit të fazës së dytë të regjistrimeve. Kështu në universitetein e Tiranës, pas përfundimit të regjistrimeve kanë mbetur të paplotësuara plot 264 vende, duke mos llogaritur në këtë shifër kuotat e Sarandës dhe të Kukësit. Pritet që pas deklarimit të vendeve të mbetura bosh në të gjithë universitetet e vendit, Ministria e Arsimit t'i rishpërndajë sërish ata. Por gjithçka do të mësohet vetëm pas ditës së nesërme, kur të gjitha universitetet publike të raportojnë në Ministrinë e Arsimit vendet që u kanë mbetur bosh për çdo degë.
Raundi III
Faza e dytë e regjistrimeve, e cila ishte edhe faza përfundimtare, ka lënë të paplotësuara në Universitetin e Tiranës 264 vende. Më i kërkuar ka qenë fakulteti i Drejtësisë, ku, pas fazës së dytë të regjistrimeve nuk ka më asnjë vend të lirë. Gjithashtu, mjaft i preferuar ka rezultuar edhe fakulteti i Ekonomisë, ku nga 1300 kuota, kanë mbetur të paplotësuara vetëm 10 prej tyre. Në fakultetin e Histori-Filologjisë kanë mbetur 17 vende të lira, ndërsa në atë të Gjuhëve të Huaja kanë mbetur të paplotësuara plot 88 kuota. Gjithashtu, numër të lartë vendesh të mbetura bosh ka raportuar edhe fakulteti i Shkencave të Natyrës me plot 101 vende, te Mjekësia kanë mbetur të paplotësuara vetëm 9 vende, ndërsa të Shkencat Sociale, 14 vende. Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të presë të dhënat zyrtare nga të gjitha universitetet e rretheve, në mënyrë që të dalë një udhëzim tjetër për t'u krijuar edhe një mundësi atyre që nuk kanë mundur të ngjiten në listën e fituesve, gjatë dy fazave të para. Një vit më parë, pas përfundimit të fazës së dytë të regjistrimeve u deklaruan rreth 1 mijë vende të paplotësuara, këto kryesisht në universitetet e rretheve dhe në degë jo fort të preferuara nga të rinjtë. Mësohet se edhe këtë vit do të ketë rishpërndarje të kuotave, ku, vendet e paplotësuara në përfundim të fazës së dytë të regjistrimeve do të shpërndahen sërish. Regjistrimet e fituesve u bënë me dy faza.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)