Berisha nis vizitat në rrethin e Gjirokastrës
Kreu i qeverisë ndodhet sot në rrethin e Gjirokastrës. Ndalesa e parë e Kryeministrit Berisha ishte në rrugën Kardhiq- Delvinë, ku inspektoi punimet në segmentin e parë me gjatësi 10 kilometra.
GJIROKASTËR- Kryeministri Sali Berisha filloi sot paradite një vizitë në rrethin e Gjirokastrës. Ndalesa e parë e Kryeministrit Berisha ishte në rrugën Kardhiq- Delvinë, ku inspektoi punimet në segmentin e parë me gjatësi 10 kilometra të kësaj rruge me gjatësi të përgjithshme 30 kilometra, që bëhet me një fond prej 42 milionë lekësh të dhëna nga buxheti i shtetit.
Në këtë vizitë Kryeministri shoqërohet nga ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, Prefekti i Gjirokastrës Spiro Ksera, kryetari i Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës, Arben Çurri, si dhe Këshilltari për çështje të Pushtetit vendor, Ylli Asllani.
Më pas Kryeministri Berisha shkoi në Mashkullorë, ku po zhvillohet ceremonia e përurimit të rikonstruksionit të ujësjellësit.
(d.b/BalkanWeb)