Sot masa e sigurisë për të akuzuarit e “Gërdecit”
Sot do të caktohet sot masa e sigurisë në ngarkim të tre të pandehurve për tragjedinë e Gërdecit. Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxolli do të njihen sot me masën e sigurisë nga Gjykata e Tiranës, pas refuzimit që i bëri Gjykata e Lartë rastit të tyre. Disa dite me pare Gjykata e Larte shpalli moskompetencen per caktimin e nje mase sigurie ndaj 3 të pandehurve
TIRANE-Sot ne gjykaten e Tiranës nisi seanca per caktimin e masës së sigurisë në ngarkim të 3 arrestuarve për tragjedinë e rëndë të Gërdecit, Mihal Delijorgjit, Dritan Minxhollit dhe Ylli Pinarit. Pas refuzimit të caktimit të masës nga ana e Gjykates së Lartë, Prokuroria i është drejtuar shkallës së parë. Në këtë mënyre organi i akuzes i kërkon gjykatës së parë caktimin e një mase sigurie të re për veprat penale : vrasje masive, vrasje per shkak te cilesive te vecanta te viktimes ne me shume se 2 raste dhe demtimi i afro 300 personave te tjere. Ne saje te kesaj mase sigurie prokuroria do te kete të drejtë të hetojë mbi 3 te pandehurit e akuzuar plot 10 vjet, vite këto të cilat nuk i jepen me ligj per veprën penale të shkeljes se rregulave te lendeve plasese, djegese dhe radioaktive, mbi te cilën eshte vendosur masa e sigurise ndaj tyre. Për këtë akuzë, e cila rëndoi mbi ta fillimisht, “arresti në burg” nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj. Pra nëse brenda 6 muajsh, nuk nxirren në gjyq, ndaj tyre gjykata duhet të vlerësojë një masë tjerë sigurie ose t’i lerë të lirë.
Disa dite me pare Gjykata e Larte shpalli moskompetencen per caktimin e nje mase sigurie, ndaj drejtorit teknik te punimeve ne fabriken e Gërdecit, administratorit te firmes Alba-Demil , dhe drejtorit te kompanise shteterore MEICO.
(d.b/News24/BalkanWeb)