Berisha kopjon profeten Anila
Ai burri qëlloi në qejf.
Ishte në një nga ato ditët e tij me humor të lartë, pasi ai humorin s’e ka përditë njësoj, por një ditë po, një ditë jo, si shkolla e dikurshme e natës.
D.m.th., një ditë është me humor më të lartë se zakonisht dhe tjetrën depresiv i tëri.
I tha sekretares t’i thërriste Flamurin, se donte të bënte një bisedë konfidenciale, tête à tête, si doktori me doktorin.
Kur mbërriti Flamuri, e gjeti me pultin e DVD në dorë, duke çuar para e mbrapa një emision të “Top Show”, ku merrte pjesë profetja Anila.
- Shiko Flamur. Ne duhet të marrim shembull prej kësaj profetes, ta kopjojmë, se na ndihmon në fushatë elektorale. Ta bajmë një spot të bukur them unë. Do ta flas dhe me Sandrin. Del shumë më i mirë se ai spoti që vodhi prej Argjentinës. Kjo asht demokrate, e shoh unë. Ta futim në spot dhe, njëherë flet ajo, njëherë flas unë, dhe na besojnë të dyve. S’ka ma mirë. Jo, jo, ta them unë, s’ka ma mirë.
Flamuri shqeu sytë dhe s’po i binte në të se ç’lidhje gjente ky burri mes tij dhe profetes Anila.
Sakaq ai burri e ktheu dhe njëherë diskun. U shfaq profetja që mundohej t’i mbushte mendjen Dudushit dhe Kastro Zisos se ishte e dërguar e Zotit, ishte profete.
- Unë i dhashë pavarësinë Kosovës, - thoshte profetja në ekran.
- Edhe unë iu futa në NATO, - thoshte ai burri.
- Unë kam zhdukur 5 herë hënën, - vazhdoi më tej profetja.
- Edhe unë kam zhdukur korrupsionin. Sipas sondazheve, tani ka 5 herë më pak nëpunës të korruptuar.
- Sikur ta bëjmë që tani vetëm 5 vetë bëjnë korrupsion? - tha Flamuri.
- Jo, Flamur, jo. Në asnjë mënyrë ashtu, se pastaj ata zënë i numërojnë, Luli, Argita, Zeni, Fatmiri dhe Elvana. Ja, u bënë pesë. Po Ylli? Po Sandri? Po Ridvani? Po Genci? Ku t’i fut ata unë, s’ka më vend?
- Unë, po të dua, zhduk diellin dhe tokën, - vazhdonte profetja avazin.
- Edhe unë, po të dua, iu zhduk të tanëve nga faqja e dheut. Depo me municione ka akoma plot.
- Unë shëroj kancerin vetëm duke të prekur me duar, - vazhdoi më tej profetja.
- Edhe unë shëroj. Kam shëruar infarktin, kam shëruar…. Çfarë kam shëruar tjetër, mor Flamur, se s’më kujtohet?
- Të tëra i ke shëruar, - iu përgjigj Flamuri. - Epo, ca nga ata që ke shëruar me infarkt 20 vjet më parë, tani i ke bërë t’u bjerë dhe nga dy herë të tjera, ndërsa gjysma kanë ngarkuar mushkat për në Shishtufinë. Po ti e ke bërë punën tënde.
- Ndigjo, Flamur. Ta them unë ty. Statistikat janë kokëforta. Nuk ka statistika. Jo zotëri, unë jam njeri i fjalës së mbajtur. Derisa s’ka statistika, s’ka ta vërteta që mund të shihen për këtë problem, pra s’kam ç’fjalë të mbaj. Po unë kam shëruar ku e ku më shumë se kjo, kam shëruar shoqërinë nga bijtë e komunizmit. Jo zotëri, mos dëgjo ata ti. Ja ta them unë ty. Më beso mue...
Pastaj profetja Anilë mori një shishe ujë dhe duke e fërkuar po i thoshte drejtuesit të emisionit se do ta shndërronte në verë, meqë edhe zoti Krisht njëherë mori ujë e bëri verë.
Ai burri mori shishen që mban mbi tavolinë, se i thahet goja, dhe e fërkonte sikur do ta masturbonte.
- Jo, Flamur, unë s’do ta bëj verë. Do ta kthej në raki ujin. Le që jo në raki, do ta bëj xhin tonik, kampari.
Ose më mirë t’i vë një emër amerikan, siç bën Argita me Damirin me këto firmat që pastrojnë paratë. Do t’ia vë Black Jack.
- Jo shef, - i tha Flamuri, - se ajo është lojë kumari. Vërja Jack Daniels.
Mire e ke.
Ndërkohë profetja ia ktheu shishen prapë Dudushit po ashtu siç e mori dhe i tha se tani ai mund të shihej si verë, megjithëse qe prapë ujë me gaz. - Varet si e sheh, - i tha. -Uji mund të bëhet spumante shampanjë.
- Kjo asht filozofike. Duhet të dalë patjetër te spoti i Sandrit. Ta dinë të gjithë ata që i shohin si dështime të qeverisë gjithë këto vepra. Jo, ta shohin edhe këta, edhe ata të Departamentit të Shtetit në Amerikë, se është vetëm çështje këndvështrimi.
- Merre Flamur, - i tha dhe i zgjati shishen. - Pije tani.
Flamuri ktheu nga shishja dy gllënjka.
- Hë, s’të duket si verë?
- Jo duket si whisky tamam, - e korrigjoi.
- E sheh që s’i kam lënë gjë mangët. Merre shishen, por mos e pi menjëherë, se është e fortë e dehesh. Jepu dhe të tjerëve. Jo atij Aldo Bumçit, se e zë dhe era, atij jo alkool, as atij të Përmbarimit, se s’i lejohet alkooli.
Flamuri doli i trullosur nga zyra e atij burrit.
Sekretarja që kish dëgjuar gjithçka nga dera e pambyllur mirë, po e ndiqte me një shikim, si t’i thoshte: “I ka pirë sot ilaçet doktori?”
- Mos ki merak, po e tha ai burri, do funksionoje se s’bën. Sikur është gjëja e parë që shihet për së prapthi në Shqipëri.
- Edhe unë s’do ta kisha besuar, po të ma thoshte njeri tjetër, po kur ma argumentoi ai burri, u binda.
- Pse si të tha? - e pyeti sekretarja.
- Më tha që edhe Rosinanti logjika e do të qe më pranë me Bamirin se Sami Gjergjin, për shkak të profesionit të tij, po ja që është me mua e me ty.
- Në të dalë të Kryeministrisë, si gjithnjë, i doli përpara Glori.
- Flamur, me ujë me vete tani apo të kanë bërë për ujë të ftohtë andej lart nga kati dytë?
- S’është ujë, është, verë, konjak, raki, whisky, - mezi e rregulloi më në fund Flamuri dhe i tregoi tërë historinë se si ai burri kishte ndërmend të kthente ujin në pije alkoolike.
Glori u kënaq dhe mori një motiv duke ngjitur shkallët për në zyrë:
“Shokë ç’na ujdisi gjaku
Si tenxherja dhe kapaku
Plasi vera e konjaku…