E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediet kroate: Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO mund të shtyhet

Nga Tema

Agjencia bullgare “Focus” informonte dje se Shqipëria dhe Kroacia nuk do të mund ta marrin trenin për në NATO në këtë samit, në rast se nuk do të zgjidhen konfliktet e kufijve mes Sllovenisë dhe Kroacisë.

Në fakt, agjencia citon mediet kroate që theksojnë se, në rast se nuk do zgjidhet konflikti mes këtyre dy vendeve, atëherë dhe Shqipëria nuk do të anëtarësohet. Burimet i thanë agjencisë kroate “HINA” se akti i anëtarësimit është më shumë një akt solemn dhe nuk mund të realizohet vetëm për një shtet të vetëm. “Në rast se do jetë vetëm Shqipëria në dyert e NATO-s, atëherë zgjerimi do stopohet”, - tha ky zyrtar që nuk pranoi të identifikohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›