Berisha kryeministër,opozita kapërcen kompleksin
21/02/2005 Më në fund, pas shumë e shumë vitesh fshehjeje pas frazash apo evitimit të kësaj përgjigjeje, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar se "në rast se fiton zgjedhjet, do të mbajë përpara shqiptarëve përgjegjësitë e premtimeve elektorale". Shkurt, do të jetë ai në krye te ekzekutivit shqiptar në rast se e djathta fiton zgjedhjet e kësaj vere.
Është moment jashtëzakonisht i rëndësishëm rinormalizimi i jetës demokratike, fakti që një lider politik ashtu si kudo në botën demokratike, nuk ka komplekse, apo për të thënë më mirë, konteksti i jashtëm dhe i brendshëm, nuk e imponon më një lider politik të fshehë apo të trukojë ambicjet politike krejt legjitime për një aktor politik. Po, Berisha do të jetë kryeministër i vendit nëse partia e tij dhe e djathta në pergjithësi fitojnë zgjedhjet. Nuk ka më, as dyshime zyrtare as jo zyrtare.
Në fakt, për të ardhur deri tek kjo fjali krejt hapur nga zoti Berisha, kanë kaluar gati 8 vjet, të cilat janë të mbushura me tensione, me probleme, me konflikte apo me rrëmuja, për shumë e shumë arye. Por, është e sigurtë që një prej arsyeve është “vendimi” i heshtur i komunitetit ndërkombëtar apo aktorëve me influencë brenda vendit, është dhe përpjekja, qoftë edhe me çmimin e cënimit të demokracisë, të vënies dorë tek zgjedhjet e lira, vetëm e vetëm për të mbajtur jashtë pushtetit Sali Berishën. Në nje kohë të dytë, e njëjta gjë është bërë dhe për Fatos Nanon. Përpjekja për të mbajtur jashtë pushtetit dy politikanët me të votuar në vend, duket se ka qenë filli i përbashkët, shpjegimi i përbashkët i shumë e shumë fenomeneve, ngjarjeve apo zhvillimeve politike në vend, që prej vitit 1997.
Nesë do të shohim një rrjedhë normale në një hapësirë demokratike konkuruese, parimi është ky: Personi me mbështetjen politike më të madhe në krye të partisë që fiton zgjedhjet, është personi që ka akes në postin më të rendësishëm politik në pushtet, që sipas sistemit tonë politik, i bie të jetë kryeministër. Logjika është e thjeshtë: Ajo që ka udhëhequr partinë në zgjedhje, pra “kapiteni” i skuandrës elektorale, është njëkohësisht njeriu që ka meritën më të madhe tek fitorja e arritur dhe për pasojë, ka përgjegjësinë më të madhe nga të gjithë anëtarët e tjerë të lidershipit, për të mbajtuar premtimet para elektoratit në qeverisjen e nesërme.
E njejta logjikë aplikohet në rast humbjeje, shefi ose lideri i partisë ka përgjegjësinë me të madhe të humbjes dhe në këtë mënyrë, ai është i detyruar ose të japë dorëheqjen ose t’i nënshtrohet votëbesimit të partisë së tij, për të vazhduar më tej.
Të gjitha format e tjera, janë deformim i demokracisë dhe mashtrim i elektoratit. Nesë një parti paraqitet në zgjedhjet më ekip të caktuar, dhe me një “kapiten” të caktuar, kur ajo merr pushtet, nesë ndërron ekipin esencialisht dhe sidomos nëse ajo ndërron kapitenin, ajo është duke kryer një mashtrim shumë të madh. Sepse, zgjedhësit kanë “nënshkruar” me votën e tyre, një kontratë me kushte të tjera, me persona të tjerë dhe ja papritur, në pushtet ka persona të tjerë.
Askush nuk e di nesë zgjedhësit do të kishin të njejtën sjellje elektorale, pra, do të votonin apo jo në atë mënyrë, nëse do të kishin përpara një ekip tjetër. Ndërrimi i ekipit rrugës, konsiderohet një mashtrim elektoral, konsiderohet nga pikëpamja e legjitimitetit një “tjetërsim i vullnetit të elektoratit”.
Këtë skemë e kemi ndeshur në Shqipëri gjatë mandatit socialist, pas ngjarjeve të 14 shtatorit 1998, u bë e qartë se Nano nuk e mbante dot pushtetin, prandaj në krye të qeverisë erdhi kryeministri Majko. Ky ndryshim i rregullave të lojës, i kontratës me votuesin duke vënë në krye të qeverisë një pjesëtar çfarëdo të udhëheqjes socialiste. E njëjta gjë vazhdoi më 1999 me kryeministrin Ilir Meta. Brenda të njëjtës logjikë, uzurpacion mund të konsiderohet dhe zgjedhja e Ilir Metës kryeministër, pas zgjedhjeve të vitit 2001, kur socialistët dolën ne fushatë me shef të saj, kryetarin e partisë, Fatos Nano, kurse pas zgjedhjeve, panë kryeministër Fatos Nanon.
Tek socialistët, kjo anomali u zgjidh me përfundimin e fushatës për Katharsis që ndërmori zoti Nano në vitin 2001, duke rrëzuar kryeminsitrin Meta dhe në cilësinë e kryetarit të shumicës parlamentare, mori në dorë postin më të rëndësishëm ne vend, pra atë të kryeministrit. Anomalia socialiste, më në fund u zgjidh, kur u mbivendos “posti më i rëndësishëm politik, me njeriun më të votuar politikisht të shumicës parlamentare”.
Ky akt, pra rikthimi i Nanos Kryeministër, ka qënë në të njëjtën kohë jo thjesht korrigjimi Ii një anomalie te sistemit tonë politik, por dhe një “gjest për risovranizimin” e hapësirës tonë politike. Eshtë e qartë tanimë nga kronika se, komuniteti ndërkombëtar në unison, mbështeti fort Kryeministrin Ilir Meta duke iu kundërvënë fushatës për katharsis të zotit Nano. Por, ligjësitë e politikës triumfuan mbi “modifikimet” që deshën ti bëhen mekanizmit demokratik dhe ligjit të tij të hekurt: në demokraci, hierarkia politike përcaktohet përmes votës, dhe anasjelltas, kush nuk votohet nuk mund të mbahet me zor në pushtet. Në krahun e majtë politik mund të thuhet se ky konflikt u zgjidh, kur vetë zoti Meta, duke demostruar intuitë politike e profesioniste, e kuptoi këtë parim. Duke mos gjetur hapësirë për zhvillimin e identitetit të tij politik tek Partia Socialiste, ai i është futur projektit politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke kërkuar tanimë legjitimitet para shqiptarëve më formacionin e tij politik dhe duke hequr dorë nga “pompimi politik” prej ambasadave apo lobeve politike jashtë vendit, duke hequr dorë nga kulisat, por duke dalë drejtpërdrejt në betejën e politikës. Edi Rama, ndodhet në të njëjtën pozitë me Metën dikur, duke kërkuar tek PS “një vend që i takon”, sikurse ai mendon. Mbetet për tu parë nëse ai do të përsëritë gabimet e Metës apo zgjedhjet e tij të fundit të mençura dhe dinjitoze njëkohësisht.
Është e qartë se, duke qenë në opozitë, ngërçi i PD ka qënë i një forme tjetër. Faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë dhe lokalë janë përpjekur të shmangin Berishën nga lidershipi i Partisë Demokratike. Duke shfrytëzuar edhe prirjet e tij prej autoriteti të fortë politik, është mbështetur vazhdimisht disidenca brenda PD – së, duke nisur nga zoti Selami, grupi i ish- ministrave apo PDR e Pollos. Por, në një moment të dytë, edhe këta të fundit kanë gjetur një zgjidhje dinjitoze. Kanë krijuar subjektet e tyre politike dhe kanë kërkuar votën përpara elektoratit.
Në pamundësi për ti hequr Berishës liderishipin e PD dhe kësaj të fundit të qenit partia kryesore e opozitës, është gjetur zgjidhja për të mbajtur PD jashtë pushtetit. Kjo ka bërë që para manipulimit te zgjedhjeve të vitit 2000, 2001, 2003 të mbyllet një sy, më qëllim që të pengohet ardhja e Berishës në pushtet.
Në prizmin e analizës së deklaratës së Berishës që do të mbajë para qytetarëve përgjegjësitë e premtimeve elektorale, është një kthesë historike drejt rinormalizimit të makanizmit të brendshëm demokratik. Drejt kthimit tek parimi: Në demokraci vendos vota e qytetarëve.