Kur urrejnë shqiptarët...
21/02/2005 Eshtë e shkurtër rruga që të çon drejt urrejtjes, shumë e shkurtër dhe e lehtë në aparencë, ndërsa të jesh i paqtë do mund, do reflektime, do ekuilibra të brendshëm dhe heshtje të mençura, për më tepër, kur përfaqëson më shumë se veten.
Parmbrëmë në një debat televiziv, jepej një skenë e trishtë urrejtjeje midis perfaqësuesve të një OJF-je (shoqëria civile..!!) ish kolegë, çka gjeneroi çdo fjalë, shpjegoi shumë. Po kështu ndodhi në Laç kur shkoi Kryebashkiaku i Tiranës dhe dyert e Pallatit të Kulturës u mbyllën me urdhër Partie, po kështu ndodhi në Kavajë përpara disa kohësh, kur Kryebashkiaku iku me gjithë çelësat e Stadiumit në drejtim të paditur, ose sherri prej shitësesh tek gabi që pushtoi Lidhjen e Shkrimtarëve së fundmi, e shumë e shumë shembuj urrejtjesh të medha dhe të vogla që riciklohen e riciklohen, por nuk shterohen tek ne shqiptarët.
Vjen një moment dhe lodhesh, dihet që energjitë negative të lodhin më shumë se ato pozitivite. Sa për energji negative ka, dhe përçohet lehtësisht me shumicë në Shqipëri. Këtë e përndjen kudo, sa hap sytë në mëngjez dhe dëgjon titujt e Gazetave tek Bashkimi i Tv Teutës, e më pas, në sherret që bëhen në lagje dhe intrigat që bëhen në punë, për ti vënë një kapak floriri me krimet e shumta dhe xixat që dalin nga sytë e politikanëve, sa herë flasin për çështje që duan gjakftohtësi dhe paqe. Ky ankth dhe kjo mendësi për të urryer çdo gjë që është ndryshe nga sa mendon vetë, të lodhin tejet, të bëjnë të harxhosh energji dhe mos të dalësh nga qerfulli inferior i qëllimit shtazarak për shkatërrimin e homologut tënd njerëzor dhe shqiptar gjithsesi. Nuk do shumë mend të kuptosh se në Shqipëri, një nga problemet e rënda socialo-etike që nxori në pah ky sistem, ishte urrejtja në të gjitha dimensionet e saj dhe në një fushëveprimi shumë të gjerë, në familje për çështje prone, në politikë për çështje zotërimi, në ekonomi për konkurenca të trukuara, për të mos folur për urrejtjen në përmasat e saj më të egra dhe biblike të antishtetit, atë të ngujimit…Dhe këto urrejtje të mëdha dhe të vogla, kanë katalizator të zgjedhurit tanë, ata reflektojnë ndoshta çka ne jemi realisht, ata janë disa nga ne, ndoshta ne i meritojmë. Askush nga ata, kurrë nuk tha dhe nuk dha një shembull të paqtë, kurrë nga ata nuk bënë diçka për të ulur tensionet dhe urrejtjet artificiale ndërmjet tyre dhe pse veprojnë në emër dhe për llogari tonë, ndoshta kështu ju intereson. Do më dukej vetja patetike të kujtoja qenie shqiptare të paqta si Nënë Tereza, ose shume gra dhe burra të tjerë të vuajtur dhe të mirë. Të jesh dhe të gjenerosh paqe, është virtyt, është mençuri, ndërkohë, urrejtja dhe derivatet e saj të largojnë shumë nga pseudointegrimi i dëshiruar, të zgjasin këtë makth që pushtetarët e quajnë tranzicion (15 vjet, shumë i gjatë për besë.!!), mbysin argumentat dhe alternativat, pasi dihet, të marrët bërtasin shumë. Urrejtja nuk përçohet vetem me ulërima. Atë e përçojnë mediat me titujt e tyre bombastiko-tragjik, e përçojnë hajdutët me petk shtetari, e shesin me heshtjen e tyre vrastare përballë varfërisë ekstreme të vendit tim, e përçojnë me cinizmat dhe megallomanitë e tyre duke të fyer inteligjencën dhe duke të tunduar për ti urryer, por kur beson diku, vlerë, kujtim a fe, është më e lehtë të mos përlyhesh me atë emocion shtazarak. E kjo, sepse të urresh, thonë se të harxhon kohë e shëndet, ndërsa të injorosh të bën ti kesh të dyja... A jemi një popull fedashës dhe njëherësh i paqtë sipas predikimeve…!