E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Ligj te ri per karrieren e gjyqtareve

Zevendeskryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu iu beri me dije gjyqtareve se: "Gjate kesaj periudhe ishte duke u pergatitur nje ligj i ri per karrieren e gjyqtareve me sistem pikezimi. KLD-ja kerkon me shume cilesi prej jush. Per ne jane shume te rendesishme vendimet, te cilat ndikojne ne funksionimin dhe organizimin e gjykates, duke filluar nga vendimi per solemnitetin deri tek vendimi per hedhjen e shortit dhe vendime te tjera, pa dyshim qe ndikojne ne performancen e pushtetit gjyqesor, ndikojne pa dyshim ne permiresimin e komunikimit te gjyqtareve me palet ne proces, apo me subjekte te tjera". Me tej Spahiu shtoi se ne disa gjykata te Shqiperise, ka veshtiresi me sistemin e menaxhimit apo sistemin elektronik te shortit, ku shume gjykata nuk kane as mundesine financiare per t'i mirembajtur ato, dhe kjo sjell anomali te theksuar. Nga ana tjeter kryetari i Gjykates se Tiranes, Albert Mece sqaroi se kjo gjykate i kalon buxhetit te shtetit, nje shume prej 110 milione lekesh, nga te cilat nuk merr asnje perqindje te tyre. Mece e ka cilesuar kete fakt te padrejte.

Ceshtjet

Ne gjykaten e Tiranes gjate 2008, jane gjykuar mbi 26657 ceshtje, nga te cilat 20632 kane qene ceshtje civile, 4323 penale, 182 penale ushtarake, dhe jane dhene 1520 masa sigurimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›