E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e PS Rama Kush do shpetimin te ngrihet ne kembe

Me 21 Janar kush do shpetimin te ngrihet ne kembe- Kjo ka qene thirrje qe kreu socialist Edi Rama I ka drejtuar popullit shqiptar ne fjalen e tij ne Asamblene Kombetare te Partise Socialiste.

I ftojme pa flamuj pa asnje paragjykim qe ndan kedo qofte dhe pa asnje ceremoni qe te bashkohen secili me veten e tij me te afermin e te dashurin e tij ne menyre qe ky vend te shpetoje nga kusaret- tha Rama.

Lideri I opozites kerkoi me me tej doreheqjen e kryeministri Sali berisha dhe Zevendesit te tij Ilir Meta pasi sipas tij kjo dyshe e ka grabitur e vjedhur Shqiperine genjyer e tallur.

Ne kerkojme doreheqjen e tyre jo per tu ulur ne karriget e tyre por te sjelle lirine e konkurences ne politike permes zgjedhjeve te reja dhe sipas merites dhe jo sipas kritereve te bllokut

Rama paralajmeroi publikim e nje skandai sipas tij te patolerueshem qe lidhet me manipulimin e shifrave te kriminalitetit ne vend ndersa shtoi se do te publikohen edhe te vertetat e permbytjeve te fundit ne Shkoder.

Asambleja Kombetare e Partise Socialiste eshte mbledhur sot per te vendosur mbi qendrimin qe do te mbaje ndaj mazhorances dhe qeverise Berish pas publikimit te video-skandalit nga programi Fiks fare qe imlikonte ne afera korruptive Ilir Meten.

Kreu i PS-se Edi Rama ka deklaruar se Berisha dhe Meta po provokojne rende shqiptaret. Rama i eshte pergjigjur deklaratave te Berishes dhe Metes te cilet deklaruar se video skandaloze e Ilir Metes eshte montuar pikerisht nga Edi Rama.

Sipas ketij te fundit Berisha-Meta po mohojne nje te vertete te zbuluar ne drite te diellit duke u tallur me shqiptaret. Rama ka thene se tashme kjo dyshe duhet te largohet nga qeverisja pasi nuk bejne gje tjeter vecse percmojne popullin shqiptar.

Sipas Rames ne vend qe Berisha dhe Meta te reflektojne dhe te marrin masa per kete rast akuzojne opoziten a thua se korrupsioni eshte bere nga kjo e fundit.


Rama premton reagim te ashper te opozites


TIRAN - Pak ore pas daljes publike te zevendeskryeministrit dhe kryeministrit kryetari i Partise Socialiste Edi Rama vleresoi se ajo qe populli pa u be shumefish me e rende dje duke degjuar Meten dhe Saliun.


Nga selia roze kryesocialisti duke iu referuar pergjimit te publikuar tha se u pa nga te gjithe me ze e me figure nje nder episodet e panumerta qe ndodhin prej kohesh nen catine e qeverise se krijuar me vota te vjedhura per te vjedhur Shqiperine.


Ndersa ndje u pane e u degjuan te dy bashke kryeministri dhe zevendesi i tij kusari i zgjedhjeve te 28 qershorit dhe matrapazi i votave opozitare tu tregonin shqiptareve se jo vetem kane vjedhur votat per te vjedhur Shqiperine po me fuqine e shtetit te kapur e te parase se piste duan te vazhdojne te vjedhin votat e te plackitin gjithcka madje duke u tallur me nje popull te tere - vleresoi Rama.


Per kryesocialistin dje ndodhi dicka edhe me e rende sepse boterisht ai qe duhet te largohej dhe ai qe duhet ta largonte njeri zevendes e tjetri kryeminister i dhane popullit proven tronditese se pse jane bere bashke pse rrine bashke e madje pse duan te vazhdojne te rrine bashke ne koalicionin qe kane krijuar me vota te vjedhura per te vjedhur Shqiperine. Sipas tij eshte e padrejte te thuhet se ne ate episod te neveritshem matrapazlleku ishte vetem Ilir Meta.


Sot mund te thuhet pa asnje dyshim se aty ishte edhe Saliu dora vete i cili mesa duket ne kete cift qeveritar te te hollit me te trashin paska rolin e atij qe mban popullin me muhabet duke folur per kumbulla te kuqe e per bllokun sa ne qeveri e sa ne parlament ne nderkohe qe tjetri gjezdiska me bllok ne dore nga ministria ne ministri per te bere rrush e kumbulla leket e shqiptareve dhe leckosur e nxjerre Shqiperine me kepuce te kuqe sic thote populli - deklaroi Rama.


Kryetari i Partise Socialiste e cilesoi ngjarjen si episodin me te turpshem qe ka tronditur vendin dhe eshte thjesht nje prove me shume ne malin e provave fakteve e grupfakteve te dokumentuara te keqqeverisjes se Saliut e Metes.


Te cilat tha ai PS i ka denoncuar e do te vazhdojne ti denoncojne publikisht pa u ndalur perpara asgjeje dhe pa u zmbrapsur asnje fije nga furia e makinerise qeveritare te baltes. E di dhe e ndjej qe shqiptaret presin nje reagim te forte ne lartesine e detyres sone prej nesh si partia me e madhe politike e vendit apo si koalicion opozitar.


Dhe premtoj se ky reagim nuk do te mungoje. Pasneser Asambleja jone Kombetare do te shpalle konkluzionet e vendimet perkatese - paralajmeroi kryetari i opozites.


Gjate fjales se tij Rama nenvizoi se sot me shume se kurre qysh se votat u vodhen per te vjedhur Shqiperine eshte dita qe cdo shqiptar i arsyeshem jo vetem te kuptoje por edhe te jete ne lartesine e detyres qytetare per te larguar nje qeveri qe jo vetem grabit perdite jo vetem vazhdon te provoje e te provohet se synon te vjedhe perseri zgjedhjet per te vazhduar te vjedhe Shqiperine po ka edhe pafytyresine e paturpesine e skajshme te tallet me shqiptaret duke mohuar sy per sy deri edhe gjera qe shihen e flasin vete. Jep normalisht doreheqjen apo largohet nje minister ose nje qeveri qe del nga vota e popullit dhe varet prej votes se tij.


Sepse dihet qe ne demokraci doreheqja apo largimi jane e vetmja menyre per te lehtesuar barren e nje faji te ketij lloji para zgjedhesve dhe pastaj edhe peshen e gjykimit te popullit ne zgjedhjet e ardhshme - u shpreh kreu i selise roze.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›