Berisha, lobim për vizita në Itali e Gjermani
Kryeministri Berisha është duke lobuar fuqishëm për të zhvilluar disa takime në Perëndim, në prag të zgjedhjes së presidentit të ri. Sipas Shqip, ai ka mundur që të sigurojë një vizitë dy ditore në Itali më 6 maj, ku pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij italian, Mario Monti, si dhe me përfaqësues të rëndësishëm të politikës dhe biznesit italian. Berisha po bën përpjekje për zhvillimin e një vizite edhe nëBerlin, por sipas burimeve ende nuk është mbyllur organizimi. Vizita e Kryeministrit shqiptar në Itali do të jetë dyditore dhe është organizuar nga ish zv.ministri italian i bashkëpunimit ekonomik, Adolfo Urso, aktualisht deputet i partisë së Gianfranco Finit dhe drejtues i fonacionit Fare Italia. Berisha do të jetë i shoqëruar nga një grup i gjerë biznesmenësh shqiptarë që do të marrin pjesë në një takim të gjerë me Confinduatrian italiane.
Berisha ka anashkaluar në një farë mënyre kanalet diplomatike zyrtare dhe po përdor lobime me organizata të fuqishme të shoqërisë civile dhe të biznesit për të siguruar kontakte të rëndësishme me drejtues qeverish dhe përfaqësues të rëndësishëm shtetesh.