E Diel, 1 Nëntor 2026

PD flirton me aleatët e PS-së, Shehu: Berisha është mjeshtër i koalicioneve

Share

Pas pakënaqësisë të disa prej aleatëve të PS-së, PD duket se po flirton me ta, për ti tërhequr në koalicionin e vet. Kjo është lënë të kuptohet nga deputeti democrat, Tritan Shehu, i cili duke folur për Ora Neës, ka thënë se Rama po mbyt aleatët e opozitës dhe si rrjedhojë ata tentojnë të drejtohen ndaj një lidershipi si Sali Berisha, që është mjeshtër i koalicioneve.

Berisha është mjeshtër i koalicioneve. Këta kolegë të këtyre partive kanë bërë të kuptohen të tilla ide se ambjenti brenda të djathtës është më përfitues dhe krijon hapësira. Berisha di të realizojë detyrimet e tij, ndërsa Rama jo dhe krijon një ambjent mbytës për koalicionin-tha ai.

Duke komentuar krijimin e partisë së Bamir Topi dhe atë të Kreshnik Spahiut ai shprehet i sigurt se asnjë pol i djathtë nuk do të pengojë fitoren e sigurt të demokratëve në 2013-ën.

Është demokratike që mund të krijohen dhe parti të tjera. Pati një investim jo të vogël të opozitës për të kristalizuar këto forca, duke menduar që këto do të shkëputin vota nga PD, por duke qenë se ndodhi e kundërta Rama tenton ti largojë nga vetja për ti adresuar diku tjetër. PD e bazon fitoren e saj te pesha e reformave që ka bërë, vizioni, premtimet që do bëjë në zgjedhje, tek arritjet në qeverisje, ndaj do të jetë forca e vetme dhe për 4 vjet. Pushteti të konsumon kur nuk bën gjë, PD e ka shfrytëzuar pushtetin për të shtyrë përpara reformat në vend por edhe në planin e anëtarsimit në NATO, BE. Nga njëra anë kemi një forcë opozitare që s`ka gjetur veten e saj, me lëvizje politike konfuze dhe paralel me të krijimin e disa grupimeve spekulative. PD do të fitojë edhe në zgjedhjet e ardhshme politike tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›