Berisha lobim tek aleatët për statusin e vendit kandidat
23/06/2011 Kryeministri niset drejt Brukselit për të marrë pjesë në samitin e PPE-së
Pritet të sqarohet pozicioni në lidhje me procesin e kontestuar të Tiranës
Kryeministri Sali Berisha është nisur dje pasdite drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili do të mbahet sot në pallatin e Akademisë së kryeqytetit të BE-së. Sipas një njoftimi për shtyp të zyrës pranë kryeministrit, në këtë samit do të marrin pjesë personalitetet më të larta të BE-së, por dhe jashtë tyre. Mësohet se në këtë samit do të jenë të pranishëm Presidenti i Këshillit Evropian Van Rompuy dhe kreu i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso. Samiti do të drejtohet nga presidenti i PPE-së Wilfrid Martens. “Kryeministri Berisha do të marrë pjesë edhe në sesionin akademik që do të mbahet me rastin e celebrimit të 35-vjetorit të themelimit të Partive Popullore Europiane si dhe të 20-vjetorit të drejtimit të PPE-së nga Presidenti Wilfried Martens, ku do të marrin pjesë kryetarë qeverish të PPE-së dhe liderë të partive të djathta. Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Bruksel kryeministri Berisha do të marrë pjesë dhe në punimet e forumit të Krans-Montanës për Azerbajxhanin, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse në hapje të punimeve të këtij forumi. Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, zotin Ilham Aliyev”, - thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit. Por pjesëmarrja e Kryeministrit në një eveniment të tillë, ku marrin pjesë të gjithë anëtarët më të lartë të shteteve të BE-së, do të shërbejë, sipas burimeve në qeveri, dhe për të sqaruar këta krerë shtetesh, të cilët bëjnë dhe politikën evropiane, për situatën në Shqipëri. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që ky samit t’i shërbejë kryeministrit dhe për lobim për statusin e vendit kandidat për në BE, për të cilin pak shpresa ka se Shqipëria mund ta marrë brenda fundit të vitit, në rast se nuk zgjidh mosmarrëveshjet e brendshme. Duhet theksuar se PPE-ja është bashkimi i partive të djathta, të cilat sot kanë shumicën e vendeve anëtare në Parlamentin Evropian. Ka qenë ky organizëm që jo pak herë e ka mbështetur qeverinë shqiptare në situata të caktuara, duke përmendur këtu dhe angazhimin e vetë presidentit Martens. Kryeministri duket se personalisht do të sqarojë situatën në Shqipëri dhe çfarë ka ndodhur në të vërtetë me numërimin e votave në Tiranë, për të cilën ndërkombëtarët janë shprehur se janë të paqartë në lidhje me këtë pjesë. Zgjedhjet në Shqipëri në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së u cilësuan si të rregullta dhe transparente, por duket se çështja e Tiranës mund ta errësojë këtë arritje të 8 majit. Natyrisht, takimet e Berishës do të kenë si qëllim marrëdhëniet mes shteteve, si dhe ofrimin e mëtejshëm për investitorët, duke reklamuar dhe potencialet që ka Shqipëria në këtë drejtim, që kanë të bëjnë me fusha të tilla si turizmi, energjetika etj, për të cilat dhe më parë kryeministri është shprehur se Shqipëria ka mundësi të mëdha investimi.
Samiti
PPE është bashkimi i partive të djathta, të cilat kanë shumicën në Parlamentin Evropian. Presidenti i saj, Wilfred Martin, jo pak herë është shprehur në mbështetje të kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare kur kjo është sulmuar ashpër nga opozita pas 2009-s.
Lobimi
Nuk përjashtohet mundësia që ky samit t’i shërbejë kryeministrit dhe për lobim lidhur statusin e vendit kandidat për në BE, për të cilin pak shpresa ka se Shqipëria mund ta marrë brenda fundit të vitit, në rast se nuk zgjidh mosmarrëveshjet e brendshme.
Reagon PD-ja
“Rama i vetmi që nuk do numërimin e votave”
Përfaqësuesja e PD-së Jorida Tabaku reagoi dje pas deklaratës së deputetit Blendi Klosi, duke deklaruar se Rama është i vetmi person që nuk do të numërohen votat, si shprehje e lirë e vullnetit të qytetarëve të këtij vendi. “Të gjithë qytetarët e kuptojnë se dëshpërimi i zotit Rama ka arritur në një nivel të ri. Është e qartë se ai i ka humbur shpresat që më shumë se gjysma e qytetarëve të kenë votuar atë. Rama mund të akuzojë sa të dojë, por kjo nuk i bën të vërteta akuzat e tij absurde”, - tha ajo. Kryesuesja e listës së kandidatëve për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku, nënvizoi se akuzat e Ramës për procesin e numërimit të votave janë absurde, pasi ato u panë nga të gjithë shqiptarët. "Ky proces ka qenë i rregullt, i ndershëm e transparent e të gjithë shqiptarët e kanë parë atë në televizion. Demokracia nuk u përket partive, por qytetarëve dhe vjedhje e zgjedhjeve është të mos numërosh votat”, - tha përfaqësuesja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku.