Banka e Shqipërisë: Kreditë me probleme janë nën kontroll
23/06/2011 BSH: Forum me dikasterin e Financave dhe Drejtësisë për ekzekutimin e kolateralit
Edhe pse niveli i kredisë me probleme në sistemin tonë bankar ka arritur në prill në masën 15,2 për qind, Banka e Shqipërisë e konsideron nën kontroll situatën e kredive me probleme. Madje, Banka Qendrore vijon të nxisë bankat e nivelit të dytë që të vazhdojnë një kreditim të shëndetshëm të ekonomisë. Sipas ekspertëve të departamentit të Riskut të Kredisë, në Bankën e Shqipërisë, rreziku më serioz për sistemin bankar është ai i kredisë, por gjendja është e menaxhueshme. Banka Shqipërisë ka konstatuar shqetësimin e bankave lidhur me vonesat në ekzekutimin e kolateralit. Për të diskutuar rreth këtyre problemeve, shumë shpejt do të organizohet një tryezë ndërinstitucionale, me pjesëmarrjen e gjithë palëve të interesit. “Së shpejti do të organizojmë një forum midis nesh, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë dhe aktorëve të tjerë të tregut për të gjetur mënyrat sa më efektive, qoftë edhe ligjore, në mënyrë që kolaterali të bëhet i ekzekutueshëm”, - është shprehur Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Ekonominë, pak ditë më parë. Gjatë dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë ka miratuar një sërë rregulloresh për të forcuar mbikëqyrjen dhe për të vendosur normativa më të kujdesshme në menaxhimin e rreziqeve nga institucionet financiare