Universitet i ri në periferi të Durrësit, KRRT miraton lejen
23/06/2011 Do të ndërtohet në Spitallë, kampusi do të zërë 48 300 m2 sipërfaqe
DURRES- Komisioni Rregullimit të Territorit në Bashkinë e Durrësit i ka hapur dritën jeshile ndërtimit të kampusit universitar në qytetin bregdetar. Ky komision ka dhënë për universitetin lejen e ndërtimit dhe lejen për shesh ndërtimi në bazë të kërkesës së bërë nga rektorati. Studio e projektimit “ADC Konstruksion” është paraqitur me relator profesor Agron Lufi, i cili duket se mundi të bindë KRRT-në në vendimmarrje. Objekti i ri me të gjithë aksesorët dhe infrastrukturën e nivelit bashkëkohor do të ndërtohet në Spitallë, lagje periferike e Durrësit. Kanë qenë disa ide lidhur me vendin e ndërtimit të korpusit të ri dhe për shumë kohë ka qenë ideja e ndërtimit të kampusit në Shën Vlash, në mjediset e kompleksit të shkollave të mesme poshtë stadiumit “Niko Dovana” apo edhe shtesë në Vollga. Dje KRRT e Bashkisë së Durrësit vendosi përfundimisht duke mbyllur këtë çështje të diskutuar prej 5 vitesh. Kampusi do të zërë 48 300 m2 sipërfaqja totale, ndërsa sipërfaqja e ndërtimit do të jetë 11 470 m2. Janë disa godina, auditore, komplekse shërbimesh arsimore, bibliotekë, librari, park, mjedise akomodime etj., të cilat janë parashikuar të ndërtohen brenda sipërfaqes së mësipërme. Vetëm rrugët e brendshme do të kërkojnë 13 877 m2, kurse sipërfaqja e gjelbëruar do të jetë 20 740 m2. Fillimisht do të ndërtohen pesë godinat, dy për fakultetin FASTIP I dhe FASTIP II, një godinë për auditorin, një për bibliotekën dhe një për rektoratin. Këto objekte i përkasin fazës së parë, kurse në fazën e dytë fondet do i kushtohen mjediseve sportive, restorant dhe infrastruktura ndihmëse. Godina më e lartë do të jetë 6 m dhe të tjerat jo më shumë se 2-3 kate, duke krijuar kështu një qytezë të re dhe me shumë perspektivë. Sipas përllogaritjeve të bëra nga rektorati, mbështetur edhe në masivizimin e arsimit të lartë, pritet që në kampusin e ri me të nisur nga funksioni do të studiojnë rreth 15 mijë të rinj e të reja. Më pas KRRT është ndalur në pajisjen me leje ndërtimi për rikonstruksionin e muzeut arkeologjik, duke mbyllur edhe në këtë rast përpjekjet e shumta për ta përshtatur muzeun në një qendër të rëndësishme për vendës e të huaj. Xh. Gradica